LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi: Me PPP-të, Rama ka vjedhur para për disa breza

7 Shkurt 2019, 21:09, Aktualitet CNA
Dashamir Shehi: Me PPP-të, Rama ka vjedhur para për disa breza

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kryen vjedhje të mëdha me anë të PPP-ve.

Sipas Shehit të gjithë mund të vjedhin dhe të abuzojnë por kryeministri Rama ka vjedhur paratë e shqiptarëve që t?i mjaftojnë për disa breza.

?Të gjithë mund të kenë abuzuar me pushtetin dhe mund të kenë vjedhur por ky po vjedh me anë të PPP-ve paratë e shqiptarëve që t?i ketë për gjithë pjesën e jetës që i ka mbet dhe për breza të tjerë pas këtij. Prandaj po kërkojmë si opozitë që të bëjmë një ndryshim të sistemit. Kemi plot çuna e goca të reja të pastër, pa lidhje me krimin që mund të kontribojnë për këtë vend?,-tha Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga