LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burgosi ish Kryeministrin/ Detyra e prokurores kroate në SPAK

7 Shkurt 2019, 18:41, Aktualitet CNA
Burgosi ish Kryeministrin/ Detyra e prokurores kroate në SPAK

Prokurorja kroate, Tamar Laptosh, e njohur si ?gruaja e hekurt? që çoi pas hekurave kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, ka ardhur në Shqipëri.

Laptosh është pritur në një takim nga kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Prokurorja kroate do të qëndrojë në vendin tonë për rreth dy vjet dhe gjatë kësaj kohe, ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.

Gjatë takimit të Tamar Laptosh me Arta Markun, mësohet të jetë diskutuar për përzgjedhjen e anëtarëve të Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK).

Kandidimi për t?u bërë pjesë e të cilit është shtyrë deri më 21 shkurt 2019.

Deri më tani për t?u bërë pjesë e kësaj strukture kanë çuar kandidaturat 15 prokurorë, për 15 vende që ka SPAK./CNA.al

Lajmet e fundit nga