LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhenet bëhet sërish armike me Arzun, ja ç’do ndodhë sot

6 Shkurt 2019, 08:44, Lifestyle CNA
Xhenet bëhet sërish armike me Arzun, ja ç’do ndodhë

Arzu i lutet Esmas mos ta braktisë fëmijën. Esma e mban fëmijën. Arzu del nga burgu. Kaja dhe Melisa nxitojnë për të arritur atje. Selim dhe Jashar gjejnë shërbyesen pa ndjenja. Arzu përgatitet për t?i thënë Xhenetit të vërtetën. Kaja nuk e lë Xhenetin të takojë Arzun dhe e merr me detyrim. Arzu takohet me Melisën dhe Mahirin. Ajo habitet kur nuk e sheh Xhenetin. Kaja dhe Xhenet shkojnë në shtëpi dhe gjejnë Selimin, Jasharin dhe shërbyesen. Shërbyesja i tregon Kajas që dikush e sulmoi. Selim akuzon Kajan se po fshihte rrëmbyesin e Xhenetit. Kaja e pranon dhe tregon se Melisa i njihte rrëmbyesit. Selim i tregon Xhenetit se Kaja tentoi ta vriste atë ditë kur ishte duke u operuar në shtëpinë e tij. Xhenet nuk e beson Selimin dhe mbron babain. Kaja e mbyll Xhenetin në dhomë që mos të takohet me Arzun. Xhenet arrin të dalë nga dhoma në mëngjes.

Melisa i kërkon Arzus që të shkojnë me pushime. Ajo i kërkon falje Arzus. Arzu i thotë Melisës se do shkojë t?i tregojë të vërtetën Xhenetit. Melisa kundërshton dhe ja merr Arzus foton e Xhenetit. Ajo i thotë Arzus se nuk do e lejojë Xhenetin ta marrë vesh të vërtetën. Arzu i gjuan në shpullë Melisës dhe largohet. Melisa i lutet Arzus mos të shkojë. Xhenet shfaqet në derë papritur. Ajo i kërkon llogari Melisës. Xhenet i tregon Semës dhe Mahirit se Melisa kishte organizuar rrëmbimin. Arzu i thotë Xhenetit se nuk është kjo e vërteta. Xhenet e bën sërish armike Arzun. Kaja shfaqet para tyre. Ai merr Xhenetin.

Lajmet e fundit nga