LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soreca takon Braçen/ Zbulohet çfarë u diskutua

6 Shkurt 2019, 17:10, Aktualitet CNA
Soreca takon Braçen/ Zbulohet çfarë u diskutua

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar sot zëvendëskryeministrin Erion Braçe.

Ky lajm është bërë i ditur nga Soreca në një postim në rrjetet sociale.

Në shkrimin e tij, Ambasadori i BE-së tregon se me Braçen ka diskutuar rëndësinë e  barazisë gjinore në rrugën drejt Bashkimit Europian.

?Efikasiteti i administratës publike është çelësi për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të procesit të reformave në Shqipëri. Sot u takova me zëvendëskryeministrin e ri të sapoemëruar Erion Braçe. Gjithashtu ramë plotësisht dakord mbi rëndësinë e axhendës për barazi gjinore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE?,-shkruan Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga