Connect with Us

Shenjat më të pafata/ Kanë koleksion zhgënjimesh në dashuri

Aktualitet

Shenjat më të pafata/ Kanë koleksion zhgënjimesh në dashuri

Publikuar

-

shenja horoskopi

Gaforrja

Personat e kësaj shenje janë shumë të dhënë pas ndjenjave, ata bien shpesh në dashuri, përfshihen shumë dhe bien viktima të ndjenjave të tyre. Ata duan që t’i çojnë shumë shpejt gjërat në një nivel tjetër. Ky nxitim bën që partneri i tyre të frikësohet dhe të largohet prej tyre,ndaj dhe shumë histori dashurie për Gaforret përfundojnë në zhgënjim.

Shigjetari

Shigjetarët janë koleksionistë të zhgënjimeve sentimentale, pasi e kalojnë ditën duke imagjinuar marrëdhënie perfekte dhe duke imagjinuar mbi dashuritë e tyre platonike. Kjo bën që të thyhen shpejt, sidomos kur lidhen me persona që nuk janë shumë të gatshëm për të përmbushur të gjitha fantazitë e tyre.

LEXO EDHE:  Admirim apo zili/ Këto janë shenjat e horoskopit që vetëm imitojnë

Peshqit

Peshqit vuajnë pasi shkojnë pas dashurive të pamundura dhe zhgënjehen lehtësisht. Ata fillojnë të kërkojnë kudo dashurinë, sidomos janë mjeshtra në kërkimin e dashurisë në vendet e gabuara, ndaj përfundojnë gjithmonë të zhgënjyer./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Grabitet në banesë biznesmeni/ Policia jep detajet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur banesën e biznesmenit në Nikël të Fushë Krujës, duke marrë me vete një shumë të konsiderueshme të hollash.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Si ta bësh atë të bjerë në dashuri me ty!

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni çfarë ka parashikuar Paolo Fox për ditën e sotme



Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Fier/ Të tjera detaje dalin në dritë, automjeti me targa kosovare

Publikuar

-

Nga

Makina e djegur e cila u gjet dhe që dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin ndaj Demir Backës, mësohet se ka qenë me targa të Kosovës.

Ajo çfarë policia po përpiqet të mësojë nëpërmjet hetimeve, është të verifikojë nëse targat janë reale, periudhën kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri, në pronësi të kujt është dhe numrin e personave të përfshirë në atentat.



Në automjetin ‘C Class’, të gjetur në fshatin Daullas në Bay-pass, u zbuluan gjithashtu 2 armë zjarri, 16 gëzhoja, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.

LEXO EDHE:  10 shenjat që tregojnë se keni probleme me tiroidet

LEXO EDHE:  Katër shenjat që paralajmërojnë se dhimbja e kokës është serioze

Ngjarja e bujshme në Fier dyshohet se është kryer për hakmarrje dhe policia po heton mbi të shkuarën e viktimës Demir Backa. Mësohet se Backa pak kohë më parë është përfshirë në një konflikt me një person të njohur për drejtësinë, i cili ka qenë edhe subjekt i OFL-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e deputetëve/ Indrit Hoxha: Basha si ish sigurims, ka frikë nga shkarkimi

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Veprimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të përgjuar deputetët në mbledhjet e grupeve parlamentare është cilësuar se veprim tipik komunist nga ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Indrit Hoxha.

Në nje reagim të shkurtër për CNA.al, Hoxha deklaroi se Basha ka frikë nga shkarkimi dhe po iu largohet interesave të demokratëve për të mbrojtur karrigen e tij për interesa personale.



LEXO EDHE:  10 shenjat që tregojnë se keni probleme me tiroidet

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni çfarë ka parashikuar Paolo Fox për ditën e sotme

Sipas tij, veprimi i tij është i njëjtë me ato të ish sigurimsave të shtetit, të cilët përgjonin armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Veprim tipik komunist, si ish sigurimi shtetit, Përgjon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të partisë nga frika e rrëzimit, për të mbajtur karrigen për interesa të veta personale, duke iu larguar interesit të demokratëve”, tha Indrit Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE