Politikanët e inkriminuar/ 15 prokurorë të gatshëm për t’ju “prerë kokat” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Politikanët e inkriminuar/ 15 prokurorë të gatshëm për t’ju “prerë kokat”

Publikuar

-

15 prokurorë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit.

Ditën e sotme kanë dërguar kandidaturën e tij për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, Vatë Staka dhe Dorina Bejko, Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Pogradecit.

Ata dorëzuan sot dosjet e aplikimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që po sot mori vendimin për të shtyrë datën e përfundimit të aplikimit.

Prokuroria e Posaçme e Antikorrupsionit do të punojë për arritjen e rezultateve konkrete në hetimin e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëpërmjet gjithë masave të kësaj strategjie. Si detyrë të dytë do  të ketë sigurimin e bashkëpunimit maksimal me gjithë institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë e Posaçme dhe zhvillimin e analizave të përbashkëta bazuar në tregues statistikorë e raste konkrete.

LEXO EDHE:  Shënim/ Lotët e krokodilit të Monës, që nuk i beson as Ilir Meta

13 kandidatët e tjerë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut janë:

Besim Hajdarmataj, Prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Anton Martini, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Eneid Nakuçi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Edvin Kondili, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Eugen Beci, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Vladimir Mara, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Behar Dibra, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Klodian Braho, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Arben Kraja, Prokuror në Prokurorisë së Përgjithshme.

Doloreza Musabelliu, Prokurore në Prokurorinë e Tiranës.

Shkëlzen Cena, Prokuror në Prokurorinë e Dibrës./CNA.al

Aktualitet

Guardiola drejt Juventusit / Ky lajm i ka shokuar fansat bardhezi

Publikuar

-

“Allegri do të qëndrojë edhe vitin tjetër!”. Ka mjaftuar kjo fjali e Andrea Agnellit, presidentit të Juventusit, që gazetarët italianë të mos merreshin më me dështimin e jashtëzakonshëm të klubit bardhezi që këtë sezon do të dalë me vetëm një Superkupë Italie dhe një titull, i teti radhazi (rekord absolut).

E megjithatë, tifozët e Juventusit, duke parë reagimet në rrjetet sociale, nuk janë aspak të kënaqur me titullin, sidomos pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, në një vit që duhet të ishte ai i kapërcimit të madh dhe kthimit te një trofe që mungon prej plot 23 vjet.

Pikërisht kjo eufori e krijuar dhe e “amplifikuar” edhe më shumë nga kualifikimi me përmbysje ndaj Atletico Madridit, me tri golat e CR7, është kthyer në në dëshpërim. Festa e titullit do të duket njësoj si të festosh ditëlindjen një ditë pasi një familjar sapo ka humbur jetën…

LEXO EDHE:  Shënim/ Lotët e krokodilit të Monës, që nuk i beson as Ilir Meta

Por, çfarë do të ndodhë sezonin tjetër? Agnelli përpiqet të hedhë hi syve, por e vërteta është krejt ndryshe: pritet të ketë afrime të bujshme në çdo rol. Duhen kampionë dhe vetëm me ato, Ronaldo do të ishte finalizuesi dhe ai që në ndeshjet e mëdha bën diferencën. Por, priten edhe të sakrifikuar. Megjithatë, çdo gjë nis nga ABC.

Kështu, duhet vendosur në lidhje me stolin. Allegri ka një kontratë deri në qershor të vitit 2020 dhe do të kërkojë një rritje rroge dhe rinovim edhe për një vit plus, pra 2021.

Andrea Agnelli pas humbjes në Madrid ndaj Atleticos, i ka telefonuar Guardiolas, edhe pse ky i fundit do të vazhdojë projektin e tij te Manchester City. Ndërkohë, emri i vetëm quhet… Antonio Conte, i cili për momentin ende nuk ka marrë asnjë angazhim dhe po fiton kohë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

De Ligt te Barcelona? / Shoku i tij De Ligt ka frikë të flasë

Publikuar

-

Frenkie de Jong, mesfushori i Ajax-it që do të veshë fanellën e Barcelona-s nga 1 korriku i ardhshëm, ka folur për transferimin e mundshëm te katalanasit të shokut të tij të skuadrës dhe kombëtares, Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi 19-vjeçar pëlqehet prej kohësh nga shumë skuadra, por spanjollët duket se janë në “pole position”. “De Ligt me mua te Barcelona? Nuk më takon mua të flas”, ka thënë De Jong.

LEXO EDHE:  Shënim/ Lotët e krokodilit të Monës, që nuk i beson as Ilir Meta

“Është ai që duhet të zgjedhë dhe unë nuk do të ndërhyj në vendimin që ai do të marrë”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Klasa politike ka sjellë shkatërrimin e Shqipërisë

Publikuar

-

By

Sekretari Burimeve Njerzore i FRPD, Indrit Hoxha, ka bërë një reagim në rrjetet sociale për situatën politike në vënd.

Sipas Hoxhës, qëllimi i PD është që të zëvendësojë sistemin e dështuar dhe të korruptuar me një qeveri të kontrolluar nga qytetarët. “Sistemi politik dhe oligarkët ekzistojnë vetëm për një arsye, për të mbrojtuar dhe financuar veten,ata hedhin miliona euro në zgjedhje”- shkruan më tej Indrit Hoxha.

Postimi i plotë

Qellimi eshte te zevendesojme nje sistem te deshtuar dhe te korruptuar politik me nje qeveri te re te kontrolluar nga qytetaret. Kjo eshte nje ceshtje qe kerkon mbijetesen e demokracise,duhet te percaktojme jemi nje vend i lire apo kemi iluzionin e demokracise.Te flasim hapur dhe qarte dhe mediat ne vendin tone nuk perfaqesojne me gazetarine ,ka intersa politike dhe ekonomik ne duart e nje grupi njerzish, kushdo qe perpiqet ti sfidoje do perballet me nje makineri probagande te frikshme. Sistemi politik dhe oligarket ekzistojne vetem per nje arsye,per te mbrojtuar dhe financuar veten,ata hedhin miliona euro ne zgjedhje.Klasa politike ka sjelle shkaterrimin e Shqiperise.Ky eshte realiteti ata e dine ju e dini une e di dhe gjithe shqiptaret e dine./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:38 - 18 Prill, 2019

Qeveria gjermane ashpërson rregullat e dëbimit të emigrantëve

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai...

Aktualitet20:15 - 18 Prill, 2019

Në përmbyllje të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarsimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat...

Aktualitet16:04 - 18 Prill, 2019

Ndërhyrjet ruse në zgjedhje/ Raporti Mueller gati për publikim

Një nga ngjarjet mbizotëruese në presidencën dyvjeçare të Donald Trump-it kalon në një fazë të re të enjten me publikimin...

Aktualitet09:06 - 18 Prill, 2019

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Aktualitet22:12 - 17 Prill, 2019

Merr fund “telenovela” e zgjedhjeve në Turqi/ Shpallet fituesi i Stambollit

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar...

Aktualitet21:19 - 17 Prill, 2019

Djegia e katedrales “Notrë Dame”/ Feston ISIS: Paçi një ditë të mbarë!

Pas djegies së Katedrales së “Notrë Dame de Paris”, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. Së bashku me publikimin...

Aktualitet21:05 - 17 Prill, 2019

Ngelën në mes të shkretëtirës/ Çifti gjen mënyrën brilante për të shpëtuar

Një çift e ka gjetur veten në vështirësi, pasi iu është prishur makina në mes të shkretëtirs. Shantelle Johnson dhe...

Aktualitet20:23 - 17 Prill, 2019

Rekord botëror/ Femrat “pushtojnë” parlamentin finlandez

Partia Socialdemokrate (SDP) në Finlandë ka fituar votimet duke marrë 40 vende me 17.7 % të votave nga 200 vende...

Aktualitet20:03 - 17 Prill, 2019

Hyn në fuqi Kodi i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet për korrupsionin

Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal që parasheh shtim dënimesh për shkelësit e ligjit,...

Aktualitet19:10 - 17 Prill, 2019

SHBA, sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

Qeveria amerikane do të njoftojë sot sanksione shtesë ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas, masa më e fundit kundër qeverive socialiste...

Aktualitet19:03 - 17 Prill, 2019

Policia shkoi ta arrestonte/ Vret veten ish presidenti peruan

Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan, Alan Garcia, i cili qëlloi veten sot me një armë zjarri. Ngjarja ndodhi pasi policia...

Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj? Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj?
Aktualitet16:10 - 17 Prill, 2019

Përplasjet tek Bregu i Lumit/ PD padit Veliajn

Partia Demokratike ka ngritur padi penale ndaj Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake si dhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Aktualitet14:20 - 17 Prill, 2019

Sqarimi i një zhgënjimi

Kapitulli Nr. 15 i hapjes te Negociatave per anetaresimin ne B. E. ( per ENERGJINE ) si dhe V.K.M. Nr....

Aktualitet09:08 - 17 Prill, 2019

BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE nuk duhet të ngutet, për shkak të një lodhjeje nga Brexiti....

Aktualitet22:39 - 16 Prill, 2019

Djegia e Katedrales/ Çfarë i tha Trump presidentit Marcon?

Shtëpia e Bardhë deklaroi se  presidenti Donald Trump i i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit francez Emmanuel Macron për...

Aktualitet18:44 - 16 Prill, 2019

Kandidati për president i SHBA bën transparent statusin e tij si milioner

Bernie Sanders, kandidati presidencial demokrat në SHBA, publikoi të hënën taksat për 10 vitet e fundit, duke dhënë detaje të...

Aktualitet18:40 - 16 Prill, 2019

Lutje dhe himne për Katedralen “Notrë Dam”

Brigada e zjarrëfiksave të Parisit tha të martën se struktura e katedrales së famshme të Notrë Damit është shpëtuar, së...

Aktualitet14:30 - 16 Prill, 2019

Alarm për bombë në Spanjë/ Evakuohet kulla 235 e lartë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit. Sikurse bëjnë të ditur mediat e huaja, policia ka...

Aktualitet20:47 - 15 Prill, 2019

Foto-Francezët në panik/ Përloten gjatë djegies së katedrales historike

Katedralja më e famshme në Paris dhe Europë “Notre Dame” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Pavarësisht ndërhyrjes së...

Aktualitet20:36 - 15 Prill, 2019

Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”. Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të...

Aktualitet20:03 - 15 Prill, 2019

Konsumonte kokainë me miqtë/ Arrestohet avokati i njohur

Një avokat është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës. Sipas informacioneve 51 vjeçari Francesco Bizzarri, ka...

Aktualitet19:50 - 15 Prill, 2019

Notre-Dame/ Flakët pushtojnë katedralen e famshme të Parisit

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Sipas informacioneve objekti...

Aktualitet19:06 - 15 Prill, 2019

Video-Bullizohet nga të rinjtë/ Transgjinorja rrihet barbarisht

Një transgjinore është rrahur në mënyrë barbare nga disa të rinj në Dallas të SHBA-së. Sipas informacioneve 23 vjeçarja është...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet18:46 - 15 Prill, 2019

Trump i bën thirrje kompanisë Boeing të riparojë avionin 737 MAX

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t’i ndryshojë...

Aktualitet18:40 - 15 Prill, 2019

BE e vendos përfundimisht reformën e së drejtës së autorit

Reforma e së drejtës së autorit, që ka ngjallur shumë debate në BE, u miratua. Qeveria gjermane dha aprovimin për...

Aktualitet18:35 - 15 Prill, 2019

Vdes Mira Markoviç, bashkëshortja e Slobodan Millosheviçit

Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, ka vdekur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë , ku kishte...

Aktualitet17:23 - 15 Prill, 2019

ISIS publikon shifrat tonditëse/ Ja sa njerëz kanë vrarë për 3 ditë

Grupi terrorist ISIS pretendon se ka vrarë 362 njerëz për 3 ditë, pas hakmarrjes për rënien e Kalifatit Islamik. Ata...

Aktualitet17:38 - 14 Prill, 2019

Eufori kineze në Dubrovnik/ Kina shpëtimtarja e Ballkanit?

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore...

Trending

Read previous post:
hashim thaci flet per marrveshjen kosov serbi
Marrveshja me Serbinë/ Thaçi: Kosova nuk pranon marrëveshje pa miratimin e Uashingtonit

Presidenti i Kosovës i qenë prezent në një mbledhje të bërë në Uashington, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pasqyroi...

Close