LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdhunimi i të miturës/ Gazetarja e njohur “kryqëzon” Sandër Lleshajn

6 Shkurt 2019, 07:52, Aktualitet CNA
Përdhunimi i të miturës/ Gazetarja e njohur

Ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një 13-vjeçare u përdhunua në grup, nga bashkëmoshatarët e saj, ka sjellë reagime të shumta.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm,  Sandër Lleshaj, i cili është shprehur se polica ka bërë të gjitha veprimet.

Por, gazetarja Anila Basha, e ftuar në emisionin ?Opinion?, e cilësoi si jo të vërtetë këtë deklaratë, ndërsa theksoi se policia ka marrë denoncimin lidhur me abuzimin seksual që i është bërë 13-vjeçares në Kavajë, por nuk ka kryer asnjë veprim.

Pasi ka verifikuar detaje nga ngjarja për të cilën vajza ka kallëzuar, djemtë e akuzuar janë të lirë, tha gazetarja.

Basha është shprehur se institucionet kanë reaguar dhe kanë vepruar, vetëm pas ngjarja u denoncua në rrjetet sociale nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Policia nuk e ka marrë seriozisht ngjarjen në fjalë. Është lajmëruar babai i vajzës, i cili është emigrant, ai menjëherë ka bërë denoncimin. Policia ka thirrur djemtë, ka verifikaur të gjitha vendet që ka treguar vajza. Dhe nuk kanë marrë asnjë masë, as hetim, as ndjekje penale. Kur zoti Berisha e bëri publike, menjëherë ka vepruar prokuroria?-tha Anila Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga