LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimi i kufijve/ Thaçi: E kemi bërë më parë me Malin e Zi

6 Shkurt 2019, 17:24, Aktualitet CNA
Ndryshimi i kufijve/ Thaçi: E kemi bërë më parë me

Presidenti i Kosovës Thaçi ka thënë sot se kufirit të vendit të tij me Serbin i duhet dhënë një zgjidhje përfundimtare.

Në një intervistë për ?Zërin e Amerikës? ai tha se  në momentin kur do të vendosen përfundimisht kufijtë midis dy vendeve, Kosovën do ta njohin Serbia dhe pesë shtete të tjera.

?Korrigjimi i kufijve do sjellë si benefit njohjen e Kosovës nga Serbia dhe pesë shtete të tjera. Nuk ka njohje mes dy shteteve, nëse nuk do të ketë një  definim të kufijve.?-iu shpreh ai.

Presidenti i Kosovës shtoi edhe faktin që sipas tij korrigjim i kufijve është bërë edhe me Malin e Zi.

?Korrigjim të kufirit kemi bërë edhe me Malin e Zi më parë.?-deklaroi Hashim Thaçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga