Connect with Us

Ndryshimi i kufijve/ Meta në SHBA, zbulon planin

Aktualitet

Ndryshimi i kufijve/ Meta në SHBA, zbulon planin

Publikuar

-

Ilir meta per protesten

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Forumin “Transatlantic Leadership Network” që përkthehet “Rrjeti i Lidershipit Transatlantik” të organizuar në Kongresin Amerikan me temë: “Ballkani Perëndimor: Si të kapërcehen pengesat në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, Meta vuri si pikë të programit të tij edhe këtë pjesëmarrje.

Nga ky forum, Presidenti tha se i vetmi ndryshim kufijsh që duhet të ndodh në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian.

“Ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor!”.-u shpreh ai.

Më tej, Meta theksoi se investitorët duhet të sjellin kapitalet e tyre në vendet e rajonit Ballkanik, në mënyrë që të parandalohet largimi i popullsive.

“Shpresoj që investitorë më seriozë europianë të sjellin kapitalet e tyre në sektorët strategjikë në ekonomitë tona, me garancinë se do të gëzojnë përparësi dhe mbështetje të plotë, ndërkohë që do të na ndihmojnë të ndalojmë largimin e popullsisë së vendeve tona”,-tha Presidenti Meta./CNA.al

Fala e plotë e presidentit Ilir Meta:

Të nderuar anëtarët e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj!

Jemi mbledhur këtu si njerëz që ndajnë me njëri-tjetrin besimin e tyre në Zot, si miq që shkëmbejnë besimin reciprok, si partnerë strategjikë që kanë një vizion të përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme transatlantike.

Fundi i Luftës së Ftohtë, i ndjekur nga ndërhyrjet ushtarake të NATO-s në Ballkan, të udhëhequra nga SHBA, shërbyen si katalizator për dominimin mbizotërues të SHBA-ve dhe BE-së në rajon, duke shmangur çdo përpjekje tjetër për të paraqitur e pozicionuar ndonjë një alternativë tjetër rivale.

Hartimi i proceseve europiane dhe euroatlantike për Evropën Juglindore ishte investimi më i madh strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja nuk na lejuan që të shndërroheshim në Lindjen e Mesme të Europës.

Konfliktet ndëretnike, politikat shkatërruese si dhe historia e lyer me gjak u zëvendësuan nga bashkëpunimi rajonal, udhëheqja e besueshme si dhe nga vlerat europiane e transatlantike, duke vendosur themelet për të ardhmen e paqtë, të sigurt e të begatë të rajonit tonë.

Ndërkohë që shumë gjëra po merren si të mirëqena, na duhet të risjellim në mendje përparimin e madh që është shënuar në këtë drejtim.

Kufiri europian është zgjeruar edhe më tej me anëtarë të rinj të Bashkimit Europian.

Mali i Zi dhe Serbia po përparojnë në negociatat e tyre të anëtarësimit, të ndjekura nga Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë Veriore që gjenden në prag të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë në rrugë të mbarë, edhe pse po përparojnë me një ritëm më të ngadaltë.

Integrimi në Bashkimin Europian është edhe një proces paqeje, edhe një proces demokracie gjithashtu.

Ngritja e institucioneve funksionale, e ekonomive të tregut dhe shoqërive moderne që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut, të bazuara në vlerat dhe standardet e përbashkëta europiane, përbëjnë thelbin e proceseve anëtarësues të secilit prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë pikë do të dëshiroja të shtoja dy politika të tjera shumë të rëndësishme që, sipas mendimit tim, duhet t’i japin formë së ardhmes europiane të Ballkanit Perëndimor.

Së pari, mbajtja e njërit sy hapur përkundrej sfidave të sigurisë, dhe së dyti, tërheqja dhe sjellja e investimeve më të mëdha europiane në rajon.

LEXO EDHE:  Ligjet rrëzuan dekretin për "Gjendjen Civile"/ Presidenca: Askush s'do mundet të prekë votën e lirë

Politikat e hartuar europiane për Ballkanin Perëndimor duhet të forcojnë sigurinë, institucionet dhe ekonomitë tona; duhet të jenë të zbatueshme, transparente dhe të synojnë rritjen e besimit të qytetarëve; plotësisht të përafruara me vlerat dhe standardet europiane.

Bashkimi Europian nuk duhet të gabojë që të bëjë kompromise në këtë orientim; përkundrazi duhet të ruajë përqendrimin e vet te çështjet thelbësore të proceseve tona përkatëse.

Brezi i ri jeton në botën virtuale të “Facebook-ut” dhe “Instagram-it” e që ushqehet përditë me ëndrrat e një të ardhmeje të begatë europiane dhe të çliruar nga fantazmat e konflikteve të kaluara.

Ky është një fakt dhe një pasuri që ne duhet ta përdorim më së miri.

Dua të theksoj se përparimi në mënyrë paralele i trajektores së anëtarësimit në NATO ka qenë çelësi, jo vetëm i forcimit të mëtejshëm të sigurisë në rajonin tonë, por edhe i tejkalimit e kapërcimit të hendeqeve të krijuara ndonjëherë nga vakumi europian.

Në vitet e fundit, kemi qenë dëshmitarë se si pranimi i Malit të Zi në NATO dhe Marrëveshja më e fundit e Prespës, e nënshkruar dhe e vulosur tashmë, midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kanë prodhuar në mënyrë sinergjike një optimizëm të ri në rajonin tonë.

Ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor!

Me këtë gjë në në mendje, aspiratat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit dhe për të arritur ata që ndodhen në krye të garës, janë aq intensive sa edhe më parë.

Do të doja gjithashtu të ndaleshim e të përqendroheshim të vendimi i mençur dhe i guximshëm i BE-së për ta zbatuar regjimin e lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe në përgjithësi, procesin e shpejtë të anëtarësimit për mbarë rajonin.

Këto shpresa nuk përkthehen në një anëtarësim vetvetiu.

Jemi të vetëdijshëm se procesi i këtij transformimi të thellë është ende në vazhdim si dhe që ne nuk duhet ta humbasim besimin.

Ne i kuptojmë vështirësitë që po kalon Bashkimi Europian.

Megjithatë, jemi në solidaritet me partnerët tanë, si dhe kundër çdo lloj loje që mund të verë në rrezik të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

Dua të theksoj rolin kyç që ka luajtur Gjermania deri më tani për të mbuluar “lodhjen europiane”, me një qasje më të fokusuar drejt Ballkanit Perëndimor përmes Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit asnjëherë nuk u hartua me synimin për të zëvendësuar zgjerimin europian, por u ideua si një mekanizëm nxitës për investime më thelbësore europiane si dhe bashkëpunim në rajonin tonë.

Shpresoj që investitorë më seriozë europianë të sjellin kapitalet e tyre në sektorët strategjikë në ekonomitë tona, me garancinë se do të gëzojnë përparësi dhe mbështetje të plotë, ndërkohë që do të na ndihmojnë të ndalojmë largimin e popullsisë së vendeve tona.

Historia e Bashkimit Europian ka treguar se ngrehina perëndimore u ka mbijetuar me sukses të gjitha sprovave dhe sfidave të ndryshme që dolën në fund të Luftës së Ftohtë.

Thellimi dhe zgjerimi europian kanë ndodhur krah për krah, pa marrë parasysh dyshimet apo hezitimet, të cilat kanë qenë gjithmonë të pranishme.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  SHBA, niveli i papunësisë më i larti që nga Depresioni i Madh

LEXO EDHE:  Ligjet rrëzuan dekretin për "Gjendjen Civile"/ Presidenca: Askush s'do mundet të prekë votën e lirë

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Qeveri besimi?!/Bamir Topi ia kthen Metës: Besim s’ka më në asnjë marrëdhënie!

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria, pozicion energjitik të konsoliduar në rajon

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE