Connect with Us

Imuniteti i deputetëve/ PS kundër dorëzimit të të inkriminuarve

Aktualitet

Imuniteti i deputetëve/ PS kundër dorëzimit të të inkriminuarve

Publikuar

-

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot për rregulloren e Kuvendit dhe për çështjen e imunitetit.

Anëtarët e Partisë Socialiste kanë propozuar që dhënien e mundësisë prokurorisë për t’i hequr imunitetin e një deputeti.

Ky propozim i Partisë Socialiste e vështirëson heqjen e imunitetit të deputetëve.

Ndërsa, anëtarët e Partisë Demokratike e kanë cilësuar këtë propozim si një metodë që PS po përdorë për të mbrojtur veten.

Kujtojmë që në mbyllje të mbledhjes së kaluar është rënë dakord që secila parti të ketë një përfaqësues, për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Shumica e gjermanëve kundër lirimit të masave kufizuese

Përfaqësues i PS-së do të jetë Vasilika Hysi, përfaqësues i PD-së Enkelejd Alibeaj dhe i LSI-së Nasip Naço.

Alibeaj tha sot se Komisioni i Ligjeve nuk ka kompetencë për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit.

“Do përdorni forcën e kartonëve? Si do ta miratoni? Ju nuk respektoni rregulloren, doni të bëni dhe ndryshime”,- u shpreh përfaqësuesi i Partisë Demokratike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet .T 43 vjec, e J.M  37 vjeç.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

LEXO EDHE:  Akuzat e opozitës në mbledhjen e Kryetarëve/ Kundërpërgjigjet PS

LEXO EDHE:  Rama ruan 78 vota/Rrudhet PD+LSI

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila dhe në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Publikuar

-

Nga

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Presidenti amerikand Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë gjatë vizitës së tij në spitain “Walter Reed” në Maryland. I pyetur nga gazetarët, Trump tha se në mjedise me risk infektimi, maska është mjeti i domosdoshëm i mbrojtjes nga virusi.

“Unë mendoj se kur jeni në një spital, sidomos në atë ambient të veçantë, ku po flisni me shumë njerëz, njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit, me siguri duhet të mbaj maskë. Unë mendoj se është e rëndësishme të vësh një maskë. Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se ato kanë një kohë dhe një vend për t’u vendosur, “u tha Trump gazetarëve përpara vizitës së tij.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Vangjush Dakos/ Zbulohen planet e Ramës   

LEXO EDHE:  Akuzat e opozitës në mbledhjen e Kryetarëve/ Kundërpërgjigjet PS

Trump i filmua, ndërsa po shëtiste me stafin, të cilët gjithashtu ishin duke mbajtur maska, në qendrën mjekësore në Maryland. Kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që trupat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë morën një paraqitje të shkurtër të Trumpit me një fytyrë të mbuluar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve, që prej ditës së premte.

Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera.

Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

LEXO EDHE:  Pse u shty Asambleja e PS?/ CNA zbulon detajet

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Vangjush Dakos/ Zbulohen planet e Ramës   

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

LEXO TE PLOTE