LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Trafikantët e drogës po na falimentojnë bizneset

6 Shkurt 2019, 21:33, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Trafikantët e drogës po na falimentojnë bizneset

Ish kreministri, Sali Berisha, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, ka ndarë një tjetër denoncim të qytetarit dixhital të ardhur në adresë të tij, në rrjetet sociale.

Në postim e bërë nga Berisha shfaqet një shqetësim i madh nga denoncuesi, sipas të cilit hallet nuk kanë të sosur dhe bizneset po u falimentojnë për shkak të trafikantëve të drogës që pastrojnë paratë.

?Përshëndetje z.Berisha! Jemi kaq të mbushur çdo ditë halle dhe bizneset që po ma falimentojnë për shkak të trafikantëve të drogës që pastrojnë paratë me super investimet qindra mijëra eurosh dhe askush nuk u kërkon llogari! Unë një shtëpi shumë të vogël bleva ne Tiranë para 3 vjetësh dhe banka me ka bërë një mal me pyetje se ku i gjeta lekët!! Kurse maskarenjtë po ma falimentojnë ne që nuk kemi para të llukse e salltanete siç bëjnë çdo vit këta super kriminela tepelenas… Ju lutem z.Berisha bëni diçka për Shqiptarët e ndershëm… kur do ndërshkohen këta maskarenj që po shtohen si kërpudha falë kësaj qeverie maskareshë, se ka 5 vjet që veç vuajtje po kalojmë,?- ka shkruar Sali Berisha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga