LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate në Komisionin e Medias/ Lleshaj përplaset me Vokshin  

6 Shkurt 2019, 12:03, Aktualitet CNA
Debate në Komisionin e Medias/ Lleshaj përplaset me Vokshin  

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është paraqitur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Deputetja demokrate njëherazi kryetare e Komisionit pyeti ministrin e Brendshëm nëse e ka dhënë personalisht urdhërin për të ndërhyrjen e policisë në Fakultete.

?Vetëm se i vunë zinxhirin dyerve të një fakulteti. Do doja të dija se kush e ka dhënë urdhërin për të ndërhyrë, me ç?bazë. Cili është neni që keni zbatuar. A e keni dhënë ju personalisht urdhërin? Mbasi është denoncuar dhe bërë publik nga vetë studentët. A janë marrë masa ndëshkimore ndaj zbatuesve të ligjit. A u gjet kush e ka dhënë urdhërin. A e dini ju që e drejta për të protestuar është një e drejtë e çdo studenti.  Në dijeninë timë urdhëri zbatohet kur ka një njoftim që po kryhet vepër penale.

A ka ndodhur njëra prej këtyre dy rasteve. Kaq kisha për t?ju orientuar. Ju lutem të përqëndrohemi te këto diskutime.  Paradhoma njoftonte se ministri nuk e ndryshonte dot axhendën unë kam kthyer përgjigje zyrtare duke zbatuar nenin e rregullore, për të cilën ju jeni i detyruar për të ardhur në Komision. Ju jeni ministër i ri?, u shpreh ajo.

Por, ministri ka zgjedhur t’i përgjigjet me pyetje Vokshit, ndërsa u shpreh ?Ftesa për dëgjesë në Komision mbi bazën e çfarë neni është bërë??.

Debatet:

Vokshi: Ju para se të vinit këtu nuk e paskeni lexuar. Nuk raportohet vetëm për kryeministrin, por edhe para parlamentit. Është detyrim kushtetues. Pyetja juaj është e pavend.

Lleshaj: Përballë Kushtetutës jemi të gjithë të barabartë. Kam afat tre javë për t?ju përgjigjur. Sa i përket çështjes suaj, pyetja juaj në fakt është përgjigjur. Strukturat e Policisë nuk kanë ushtruar asnjë dhunë ndaj studentëve protestues. Nuk ka patur asnjë dhunë, përkundrazi. Këtu nuk  ka mundësi që të përdor gjuhën e gabuar ndaj meje askush. Kam ardhur me bindjen se jam në një komision parlamentar.

Vokshi: Këtu nuk mund të kërcënoni asnjë deputet dhe të përdorni një gjuhë të papërshtatshme.

Lleshaj: Nuk kam ardhur për të parë film këtu.  Unë kam ardhur të përgjigjem pyetjeve. Nuk bëj komentimin e videove.

Vokshi: Kush e dha urdhrin për dhunë ndaj studentëve?

Lleshaj: Forcat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së studentëve. Nuk ka patur asnjë urdhër  për dhunë ndaj studentëve që kanë marrë pjesë në protestën e muajit dhjetor. Policia ka qenë në shërbim të këtij qëllimi. Policët kanë ndihmuar që protesta të shkojë  mirë dhe në fakt ka shkuar shumë mirë.

Lajmet e fundit nga