Connect with Us

Basha rikthehet në Unazë/ “Ky projekt ka vdekur”

Aktualitet

Basha rikthehet në Unazë/ “Ky projekt ka vdekur”

Publikuar

-

lulzim basha ne astir

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar edhe sot për anulimin e projektit të “Unazës së Madhe” dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Këta banorë kanë mbi tre muaj që protestojnë për të mbrojtur banesat.

Mbrëmjen e sotme, protestës së Unazës së Re i është bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha se ky projekt tashmë është i vdekur dhe se kryeministri Edi Rama dhe bandat dinë vetëm të vjedhin.

“Enden si korb si laraska që vijnë rreth e qark sepse ky projekt ka vdekur. Vijnë rreth e qark si hiena, pasi kanë marrë kaparin miliona euro. Shefi i madh ka marrë kaparin e madh sepse vetëm ai mund të bënte të mundur shkeljen e ligjit kudo. Vjedhja janë e vetmja gjë që kanë bërë banda e kusarëve të Edi Ramës. E njëjta situatë është edhe në Shkozë ku i kanë prishur disa shtëpi. Ky është kryeministri i kriminelëve.”-u shpreh ai.

Me tej, kryedemokrati shtoi se me 16 shkurt nuk ka më kohë për fjalë, por për vepra.

“Më 16 shkurt nuk ka më kohë për fjalë, Rama ka kohë deri më 15 shkurt t’i japë zgjidhje situatës, pasi më 16 do vendoset vullneti juaja.

Qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, pasi pas 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos ajo forcë që vendosi këtu.”-deklaroi Lulzim Basha./CNA.al

Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës të protesta e Unazës së Re:

Dua t’ju falenderoj nga zemra për këtë shembull të jashtëzakonshëm kombëtar të kurajos dhe qendrësës që u tregoi shqiptarëve rrugën për t’u përballur me padrejtësitë.

Nëse ju do të kishit ulur kokën, nëse ju nuk do të kishit qendruar, edhe përballë terrorit që ushtruan mbi ju, mbi gratë, mbi nënat, mbi fëmijët, nëse ju do të kishit rënë pre e propagandës dhe mashtrimeve të Edi Ramës, sot jo vetëm shtëpitë tuaja do të ishin rrafshuar, por afera e tmerrshme korruptive e kriminale nuk do ishte zbuluar, nuk do ishte zbuluar as skema e pastrimit të parave, as kush qendron pas saj, që është vetë Edi Rama dhe, akoma më keq për të gjithë, shpresa dhe besimi që keni ndezur në zemrat e shqiptarëve se me qendresë dhe bashkim, fitohet çdo e drejtë, nuk do të ishte ndezur pa qendresën e banorëve të Unazës.

Respekt dhe mirënjohje për ju vëllezër e motra dhe për gjithë qytetarët që ju kanë mbështetur në këto ditë e netë të vështira të qendresës tuaj.

Nuk kanë hequr dorë, e patë dje që vinin si korba e laraska rretheqark, sepse ky projekt ka vdekur, ka vdekur para syve të gjithë botës, por nuk duan ta kallin dhe vijnë rreth e qark si hije e çakej, sepse kanë marrë kaparin, miliona euro.

Nuk ka shpjegim tjetër për këtë aferë korruptive për kontot sekrete bankare, përveç kaparit të madh që ka marrë shefi i madh. Veç ai mund të vinte në lëvizje të gjithë shtetin e korruptuar për t’ju goditur ju, për të shkelur kushtetutën, për të shkelur ligjin, për të shkelur ligjin për prokurimet, për të shkelur Planin Urbanistik, vetëm e vetëm që për 1 kilemetër me 20 milionë euro të shënonte një rekord tjetër të zi mes rekordeve të shumta të vjedhjes dhe hajdutërisë, që janë e vetmja që Edi Rama dhe banda e tij e kusarëve kanë bërë për ju dhe shqiptarët.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Mustafaj tre “shuplaka” Ramës

E njëjta situatë është edhe në Shkozë. Dhe atje kanë prishur tashmë disa shtëpi por banorët janë ngritur. Është ekzaktësisht e njëjta situatë. Një projekt korruptiv dhe dy kompani kliente oligarkësh, njëra që ka marrë koncesionin e rrugës në jug dhe tjetra ka marrë stadiumin, të përfshira në një megavjedhje tjetër.

Kjo është e vërteta e bëmave të kryehajdutit të Shqipërisë, që Zëri i Amerikës e ka nxjerrë para gjithë shqiptarëve që është siç e kemi denoncuar që prej ditës që parë, siç e ka zbuluar edhe Prokuroria ndonëse presioni politik ia ka mbyllur dhe kyçur sqepin, që ky nuk është kryeministri i shqiptarëve, por i hajdutëve, i oligarkëve, i kriminelëve, peng i tyre, shërbëtor i tyre, ortaku i tyre.

Kam ardhur këtu shpeshherë dhe shpesh kemi pasur diçka të re për të ndarë me njerëzit në veçanti përsa i përket skemës korruptive, por edhe përsa i përket masave mafioze që mori kundër jush dhe familjeve tuaja.

Sot e mora këtë mikrofon për t’ju thënë se me 16 shkurt  vendi juaj nuk do të jetë këtu, por do të jetë atje, në shesh, në ballë të protestës qytetare dhe se me 16 shkurt nuk është koha më për fjalë, sepse fjalët janë thënë, të vërtetat kanë dalë. Deri me 15 shkurt , Edi Rama ka kohë t’i japë zgjidhje politike krizës, duke u larguar vetë. Me 16 shkurt , koha për fjalë ka mbaruar, do të dëgjohet vetëm zëri juaj, do të veprojë vetëm vullneti juaj, vullneti i qytetarëve dhe asgjë tjetër përveç zërit dhe vullnetit tuaj nuk do të kumbojë e nuk do të veprojë prej 16 shkurtit.

Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët, t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, parlament të qytetarëve, qeveri të qytetarëve, përndryshe, prej 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos, ajo forcë që vendosi këtu, forca e qytetarëve të bashkuar, forca e sovranit të bashkuar. Me 16 shkurt mbarojnë fjalët, mbaron koha për fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve të bashkuar.

Edhe njëherë mirënjohje për kurajon, qëndresën dhe bashkimin tuaj. Ky është shembulli se si mund të ndalet e keqja, kjo është rruga se si do ta ndalim të keqen. Një ditë e re do të vijë, me vullnetin tuaj, me qëndresën tuaj, me shpresën dhe besimin, që këta fëmijë dhe rinia shqiptare të kenë të ardhmen që meriton.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Të gjithë bashkë me 16 shkurt, para kryeministrisë!

Faleminderit!

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i shprehu besimin Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, pas kërkesës së tij për votëbesim. Për Qeverinë votuan 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, ndërsa opozita e bojkotoi votimin.

Paraprakisht, Zaev tha se e ka paraqitur kërkesën pas deklaratave të vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se shumica parlamentare e ka humbur mbështetjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ky është momenti kur duhet të shohim se kush sa numra ka në Kuvend, ne apo opozita, e cila vazhdimisht pretendon se do ta rrëzojë Qeverinë dhe do të formojë një shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj këtë, andaj edhe kërkoj votëbesim për Qeverinë”, tha të mërkurën para deputetëve kryeministri Zoran Zaev.

Votëbesimi u bë pa debat, pasi Zaev e paraqiti kërkesën në bazë të nenit të rregullores mbi punën e Kuvendit, që nuk parasheh debat, por vetëm votim për punën e Qeverisë.

Opozita e kritikoi këtë propozim dhe tha se Zaev ka frikë të përballet me fjalimet e opozitës për dështimin e punës së Qeverisë.

“Ju keni frikë të përballeni me argumentet tona që dëshmojnë dështimet e kësaj Qeverie në të gjitha sferat. Ju keni dështuar ta menaxhoni vendin në krizën me pandeminë, ju keni dështuar në luftën kundër korrupsionit, madje jeni zhytur vetë në korrupsion dhe keqpërdorime të tjera të shumta. Dështimet janë evidente, andaj edhe duhet të përballeni me argumentet tona dhe jo të ikni nga përballja me to”, tha kryetari i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.

LEXO EDHE:  Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

LEXO EDHE:  Video/ Alibeaj i kërkon llogari Ramës: Kthe përgjigje për tenderin e paracaktuar të ushqimeve

Edhe opozita shqiptare drejtoi kritika ndaj Zaevit për propozimin që votëbesimi i Qeverisë të bëhet pa debat.

“Qeveria tenton t’i fshehë dështimit në çdo lëmi të jetës: dështimet në arsim, shëndetësi, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë edhe të drejtën për protestë. Për këtë them se opozita duhet të dëgjohet për punën e Qeverisë. Kjo është kopje e asaj që ka ndodhur në regjimin e kaluar”, tha Skënder Rexhepi nga koalicioni opozitar shqiptar.

Zoran Zaev, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, drejton Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut që nga 31 gushti, 2020, pas fitores në zgjedhjet e 15 korrikut.

Partia e tij është në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe disa parti më të vogla./rel

LEXO TE PLOTE