Connect with Us

Armina Mevlani flet për njohjen dhe bashkëjetesën me Shkëlzen Berishën: “Ja për çfarë grindemi”

Kryesore Show Biz

Armina Mevlani flet për njohjen dhe bashkëjetesën me Shkëlzen Berishën: “Ja për çfarë grindemi”

Publikuar

-

Blogerja Armina Mevlani është kthyer së fundmi në një nga influencueset më të mëdha të modës në Shqipëri, dhe jo vetëm.

Bukuroshja e cila bashkëjeton me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, shpeshherë është pjesëmarrëse e pasarelave ndërkombëtare në Paris dhe Milano.

Në një intervistë për “Elite”, Armina ka rrëfyer angazhimet e saj më të fundit në botën e biznesit dhe ëndrrën që një ditë të krijojë një brand të sajin:

“Angazhimet për momentin janë dyqanet, blogu personal dhe sigurisht mjaft takime jashtë Shqipërisë. Ndihem e vlerësuar që për shkak të blogut jam e pranishme në shumë pasarela dhe jam futur në shoqërinë e modës apo eventeve.”

Në vijim Mevlani flet edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj për të mbërritur këtu ku është sot:

“Shumë mikesha më thonë ‘Si ia ke dalë?’ Edhe pse duket e thjeshtë nga jashtë, për mua nuk ka qenë e thjeshtë, jam lodhur dhe munduar të jem këtu ku jam sot. Ndihem e plotësuar që për moshën time ende në të njëzetat, kam një biznes timin dhe arrij të nxjerr përfitime nga rrjetet sociale.”

Ndër të tjera, e fejuara e Shkëlzen Berishës tregon se frymëzohet nga ikonat klasike si Marilyn Monroe, Audrey Hepburn, Grace Kelly etj.

Mandej flet edhe për mënyrën si është njohur me Shkëlzenin:

“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qenë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë.

Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. 

Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjesht duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka.”

Ndërsa lidhur me bashkëjetesën me djalin e ish-kryeministrit, Armina pohoi se si çdo çift edhe ajo grindet me të fejuarin e saj:

“Ditët tona nisin duke ngrënë mëngjes së bashku, më pas të dy dalim për punët përkatëse  dhe takohemi në darkë për të ngrënë së bashku, për të parë një film dhe për të biseduar. Unë i adhuroj këto rutina dhe për mua janë pasuria e jetës. Fundjavave drekojmë me familjet tona dhe prindërit tanë së bashku, kryesisht të dielën mund të frekuentojmë edhe ndonjë Spa. Shkëlzeni si bashkëjetues është i thjeshtë, ndoshta sepse përshtatemi shumë në gjërat që dëshirojmë dhe në rutinat që kemi. Na pëlqen të ndjekim të njëjtët filma, të flemë në një orar, kemi të njëjtën shije jo vetëm në të ngrënë, por edhe tek pijet. Por si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Gazetari gjysmë i zhveshur, Armina Mevlani ngel “me gojë hapur”

LEXO EDHE:  Gazetari gjysmë i zhveshur, Armina Mevlani ngel "me gojë hapur"

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Blogerja rrëfen bashkëjetesën me Getoarin dhe Kastron: “Çfarë mbante reperi tek…”

LEXO EDHE:  Surpriza dhe njohje të reja në horizont/ Horoskopi i ditës së sotme sipas astrologut të famshëm

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Nga

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Blogerja rrëfen bashkëjetesën me Getoarin dhe Kastron: “Çfarë mbante reperi tek…”

LEXO EDHE:  Gazetari gjysmë i zhveshur, Armina Mevlani ngel "me gojë hapur"

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: