LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Andrea Bocelli me të birin në Sanremo 2019! Babë e bir emocionojnë publikun me performancën e tyre

6 Shkurt 2019, 12:40, Lifestyle CNA
Andrea Bocelli me të birin në Sanremo 2019! Babë e bir

Matteo Bocelli, djali i tenorit të madh Andrea Bocelli, ka performuar duetin ?Fall on Me?, së bashku me babanë e tij në skenën e madhe të festivalit Sanremo. Kështu e ka ngritur siparin festivali Sanremo këtë vit.

I lindur në vitin 1997, 21-vjeçari Bocelli studioi në Konservatorin Luigi Boccherini në Lucca dhe më pas filloi karrierën e tij muzikore.

Kjo nuk është hera e parë që Matteo dhe Andrea këndojnë së bashku.

Babë e bir kanë performuar edhe në Madison Square Garden në New Jork.

Në një intervistë për ?Corriere della Sera?, Matteo ka deklaruar se është një fans i madh i babait të tij dhe po ashtu ai ka pranuar me sinqeritetin e plotë se të qenurit i biri i të madhit Andrea Bocelli i ka mundësuar lehtësira të mëdha në karrierën e tij.

21-vjeçari ka mahnitur publikun italian jo vetëm me zërin, por edhe fizikun, pasi djaloshi është gjithashtu edhe model.

Andrea i ka dhënë të birit xhaketën e lëkurës me të cilën ka performuar vetë në 1994-ën si një ogur i mirë për karrierën e tij.

Lajmet e fundit nga