Connect with Us

8 këngëtaret më të bukura para viteve 90 që çmendën shqiptarët dhe ku janë sot

Kryesore Show Biz

8 këngëtaret më të bukura para viteve 90 që çmendën shqiptarët dhe ku janë sot

Publikuar

-

 

1.Parashqevi Simaku është padyshim ikonat e muzikës shqiptare të vieve ’80. Parashqevia fitoi dashurinë e publikut me zërin melodioz, bukurinë, sharmin dhe elegancën. Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të para.

Parashqevia asokohe komentohej shumë edhe pë veshjet e saj të cilat nuk ishin parë më përpara në skenat shqiptare. Këngëtarja u largua nga Shqipëria kur ishte 25 vjeç dhe jetoi në Amerikë ku u martua dhe lindi një djalë. Kanë qarkulluar thashethemet për Parashqevin por se çfarë bëhet sot me të nuk dihet duke qenë se këngëtarja ka preferuar të qëndrojë prej vitesh larg ekranit.

Parashqevi sot

2.“Bilbili i Kososvës”, “Mbretëresha e muzikës shqiptare”, “Këngëtarja e shekullit”, janë disa nga epitetet mëse të merituara të Nexhmije Pagarushës.

Shqipëria e Kosova është krenuar me Nexhmijen e cila ka qenë një nga femrat më të bukura të asaj kohe. Por edhe sot këngëtarja ruan një ëmbëlsi dhe hijeshi si dikur.

Nexhmija vazhdon të jetë e pranishme në ekran duke mos u ndarë kurrë nga publiku i cili e ka dashur dhe e do shumë.

Nexhmije sot

3.Lindita Theodhori mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare edhe sot e kësaj dite. Koha për të duket sikur ka ndaluar edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur merrte pjesë në festivale të asaj kohë.

Lindita vazhdon të jetë aktive me këngë të reja dhe pjesëmarrje në emisione. Pak muaj më parë ajo publikoi “Cobankat” dhe “Lamtumirë”, dy këngë që u pëlqyen shumë nga publiku, transmeton Xing.al.

Lindita sot

4.Liljana Kondakçi mbetet një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare dhe ndër këngëtaret më të bukura të viteve ’80. Liljana njihej edhe si ndër të paktat vajza që visheshin shumë bukur, sikur kishte shfletuar revistat europiane.

LEXO EDHE:  Bye Ariana Grande! Këngëtarja shqiptare i zë vendin në Grammys

Ajo vazhdon të shfaqet në ekran e ftuar në emsione ku flet për kohën kur këndonte në festival dhe turet muzikore. Liljana sot është gjyshe e 3 nipërve të cilat i ka pikë të dobët.

Liljana sot

5.Me vokalin e saj potent dhe fytyrën e ëmbël, Nertila Koka fitoi dashurinë e të gjithë shqiptarëve që në moshën 17-vjeçare kur bëri debutimin e saj të parë në Koncertin e Pranverës.

Nertila jeton prej vitesh larg Shqipërisë dhe në fotot e saj të fundit shihet qartë që ruan të njëjtën hijeshi dhe elegancë.

Nertila sot

6.Ema Qazimi njihet si kaçurelsja më e bukur e festivaleve të asaj kohe. Por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Ajo ka vite që e ka lënë skenën por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga brezat.

Ema sot

7.E ëma e kantautorit të njohur Pirro Çakos, Luiza Papa ka qenë një nga femrat më të bukura shqiptare të viteve ’60. Luizën e përshkruajnë si vajzën që të gjithë kthenin kokën kur ajo kalonte. Ishte e bukur por dhe me shumë stil në të veshur aq sa femrat e Tiranës e kopjonin.

8.Edhe Alida Hisku mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare të viteve ’70. Ditët e sotme Alida ruan të njëjtën hijeshi si dikur, por prej shumë vitesh nuk jeton më në Shqipëri. Këngëtarja që i dhuroi publikoi knëgë shumë të bukura u përjashtua nga skena në kulmin e karrierës, një moment i vështirë për Alidën.

Këngëtarja vazhdon të shfaqet në emisione ku ka shprehur mirënjohjen për publikun i cili vazhdon t’i dëgjojë këngët e saj pavarësisht se ajo është shkëputur nga skena.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Këngëtarja rrëfehet: “Kur isha në jurinë e ‘X Factor’ konsumoja kokainë dhe tentova vetëvrasjen”

LEXO EDHE:  E pabesueshme/Pas koncertit, këngëtarja shqiptare "mbulohet" me para

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Këngëtarja shqiptare i nxjerr sekretin koleges: “Më në fund gjeti burrë”

LEXO EDHE:  Evi Reçi është ndarë nga MC Kresha? Këngëtarja tregon arsyen pse nuk e bëri publike romancën

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  E rrallë: Shikoni si duket Amber Rose kur heq make up-in pas shumë vitesh

LEXO EDHE:  E pabesueshme/Pas koncertit, këngëtarja shqiptare "mbulohet" me para

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: