LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në Komisionin e Shëndetësisë/ Vasili lëshon gojën

5 Shkurt 2019, 11:20, Aktualitet CNA
Plas në Komisionin e Shëndetësisë/ Vasili lëshon

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, lidhur me rastet e fruthit në vendin tonë, si dhe masat e marra nga institucionet  shëndetësore.

E pranishme në këtë komsion, ishte shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, e cila foli për 1367 raste të konfirmuara me fruth nga viti 2018 deri në janar 2019, nga të cila katër raste kanërezultuar fatale.

Bino tha se 3 të vdekur janë shënuar në vitin 2018 dhe 1 në janar të këtij viti.

? Numri i shifrave është 1367 raste të konfirmuara dhe gati 2700 raste të dyshuara. Nga këto raste kemi pasur tre vdekje në 2018 dhe 1 vdekje në janar 2019.Grupmosha më e prekur ka qenë grupmosha nën 2 vjeç, pastaj kemi pasur një grupmoshë  16-20 vjeç por shumë më pak e prekur. Rrethi më i prekur është Tirana dhe kryesisht burim infeksioni është Tirana. Përveç Tiranës, rrethet më të prekura kanë qenë Kukësi, Lezha, Durrësi dhe Vlora.

Qoftë në Tiranë apo rretheve kemi pasur importim të rasteve. Pjesa më e madhe e fëmijëve, 80% e tyre, kanë qenë të shtruar në spital. Pjesa e të rriturve,40% janë shtruar në spital. Epidemia pikun e vet e ka pasur në mars dhe prill dhe pastaj numri i rasteve ka ardhur duke u zvogëluar. Në gusht nuk kishim fare raste dhe patëm një ringritje të rasteve në fund të nëntorit. Rastet e fundit janë pothuajse 90% të lidhura me kujdesin spitalor në QSUT.?-tha Bino.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI, Petrit Vasili ngriti shqetësimin për mbulimin vaksinor dhe mosdeklarimin e epidemisë.

? Boshllëku i vaksinimit është konsideruar një nga fajtorët e këtij rishpërthimi që OBSH e quan më të lartin në 10 vitet e fundit.Nuk kam parë asnjë transferim fondi dhe asnjë mobilizim fondi për blerje të sasive ekstra të vaksinave. Në momente epidemie është detyrim të blesh vaksinë që tërë fashave që ua këshillon si mjet i domosdoshëm ta kenë këtë vaksinë. Cila ka qenë sasia e fondeve të mobilizuara për përballimin e epidemisë?Së dyti, nuk ka një deklarim publik, ditën e deklarimit të gjendjes së epidemisë.?.

Ndërsa Bino u shpreh se janë blerë 30 mijë doza fruth rubeolë dhe 30 mijë vaksinë doza fruth rubeolë parotit. Gati 60 mijë doza shtesë vaksinë me një kosto që shkon 170 mijë dollarë. Sfida jonë është Tirana.

Më tej, Vasili tha se ?Ne bëjmë check up dhe nuk bëjmë vaksinim, ky nuk është shëndet publik më pastaj.?.

Por pas kësaj deklarate të Vasilit, ka ndërhyrë deputetja socialiste, Klodiana Spahiu, e cila theksoi se ?Po flasim për fruthin, kryetar i komisionit 47 minuta mund ta kem një minutë për të bërë një pyetje??.

Ndërkohë, ka reaguar ashpër Vasili. ?Nuk ka lidhje. Mbaju, ky është një eksitim i kotë.Bëje pyetjen.?-tha  Vasili.

Lajmet e fundit nga