LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

NEW YORKER po vjen në Tiranë!

5 Shkurt 2019, 16:03, Aktualitet CNA
NEW YORKER po vjen në Tiranë!

Me 7 Shkurt 2019, kompania ndërkombëtare e modës për të rinj NEW YORKER do të festojë hyrjen e saj në tregun e Shqipërisë me hapjen e madhe të dyqanit në Tiranë!

Më në fund – NEW YORKER po vjen në Shqipëri! Dyqani i ri do të hapë dyert në Tiranë në Qendrën Tregtare QTU më 7 Shkurt, 2019. Në rreth 1000 m² hapësirë për shitje, ikona e modës do të ofrojë një gamë të gjerë të tendencave më të fundit të modës.

Me seli në Braunschweig të Gjermanisë, NEW YORKER është një lojtar i suksesshëm në biznesin e modës për të rinjtë me mbi 1,000 dyqane në 42 shtete. Për 40 vjet, kompania ja ka dalë të bëhet një ndër markat më të mëdha të modës në botë dhe tani ajo punëson mbi 18,000 persona. NEW YORKER është sinonim i modës, e cila e rizbulon veten çdo ditë. Qoftë stil i lirë ose pamje elegante për raste festash ? me NEW YORKER çdokush gjen veshjen e duhur për t?u dukur në mënyrë të përkryer me një çmim të mirë. Duke i qëndruar besnik motos ?Vishu për momentin?, ju gjithmonë do të gjeni trendet më të fundit dhe modën më të re. Çdo moment është unik, siç është edhe çdo veshje. Prandaj gama e produkteve të NEW YORKER përbëhet nga markat e veta: FSBN, FB SISTER (veshje sportive dhe veshje stili i rrugës), AMISU dhe SMOG (veshje të përditshme dhe për mbrëmje), CENSORED (të brendshme dhe bikini) dhe një gamë të gjerë AKSESORËSH.

NEW YORKER e feston këtë hapje të madhe me shumë oferta joshëse. Nga data 7 Shkurt deri më 10 Shkurt 2019, konsumatorët do të përfitojnë një zbritje të menjëhershme prej 650 Lekë për blerje në vlerë totale prej 3250 lekë dhe një zbritje prej 1300 Lekë për blerje në vlerë totale prej 6500 Lekë. Secili klient gjithashtu merr një dhuratë të veçantë me një vlerë blerje prej 3250 lekë – për sa kohë zgjat furnizimi. Gjithashtu 50 vizitorët e parë në ditën e hapjes marrin një kupon NEW YORKER! Kush vjen i pari, shërbehet i pari!

Gjatë ditës së hapjes do të ketë argëtim të pafund: DJ Tony dhe break-dancers do të krijojnë një atmosferë festive, ndërsa moderatori i famshëm dhe ylli i medias sociale Eraldo Rexho do të jetë në dyqan gjatë gjithë ditës për të mirëpritur të gjithë vizitorët.

Ekipi i NEW YORKER ju mirëpret në hapjen e dyqanit të ri në Qendrën Tregtare QTU në Tiranë me 7 Shkurt 2019 në ora 09:00!

Lajmet e fundit nga