LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kina mirëpret Vitin e Ri dhe festa e tyre është komplet një tjetër nivel!

5 Shkurt 2019, 11:49, Aktualitet CNA
Kina mirëpret Vitin e Ri dhe festa e tyre është komplet një

Kina pret sot Vitin e Ri me shfaqje mahnitëse, me performancën e dragoit tradicional dhe darkat familjare.

Si një nga festat më të rëndësishme për 1.3 miliardë banorët e Kinës, Festivali i Pranverës është një kohë për t?u kthyer në vendlindje dhe për t?u bashkuar me familjen dhe miqtë.

Kjo njihet ndryshe si emigrimi më i madh i njerëzve që ndodh në të gjithë botën.

Qytetet në të gjithë Kinën janë të zbukuruar me fanarë dhe dekorime të ndritshme për ditën më të rëndësishme, e cila gjithashtu festohet edhe në Vietnam dhe komunitetet kineze përreth Azisë dhe në mbarë botën.

Pavarësisht se festa e tyre ka nisur që javën e kaluar, Viti i Ri kinez nis më 5 shkurt dhe përfundon me Fesivalin e Fanarëve më 19 shkurt.

Ndërsa Kina është shtatë orë përpara orës sonë zyrtare, nga nesër shënohet nisja e Vitit të Derrit, sipas kalendarit astrologjik kinez.

Lajmet e fundit nga