LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi në BE/ Greqia mesazh Shqipërisë

5 Shkurt 2019, 14:23, Aktualitet CNA
Integrimi në BE/ Greqia mesazh Shqipërisë

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, gjatë një takimi që ka zhvilluar me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic i ka dërguar sërish një mesazh shumë të qartë Shqipërisë, por edhe Maqedonisë e Turqisë, në lidhje me integrimin në BE.

Pavlopoulos theksoi se tre vendet duhet të plotësojnë detyrimet europiane dhe ligjet ndërkombëtare.

Ndërsa, sa i përket Shqipërisë, Pavlopoulos, shtoi se duhet të respektojë të drejtat e pakicave kombëtare.

“Nëse ata duhet të kenë perspektivë europiane duhet të plotësojnë detyrimet që shtrohen nga legjislacioni europian. E drejta e pronës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për integrimin evropian të Shqipërisë”-deklaroi Pavlopoulos.

Lajmet e fundit nga