LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Pavloulos tregon kushtet

5 Shkurt 2019, 16:18, Aktualitet CNA
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Pavloulos tregon kushtet

Pas takimit me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç presidenti grek Ptokopios Pavloulos në një deklaratë për mediat foli për integrimin e vëndëve të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Sipas tij për të arritur perspektivën e BE-së bvendet e Ballkanit duhet të plotësojnë detyrimet që shtrohen nga legjislacioni europian.

?Ne kemi një detyrim ta nënvizojmë këtë me sinqeritet të plotë. Nëse ata duhet të kenë perspektivë europiane duhet të plotësojnë detyrimet që shtrohen nga legjislacioni europian.?,tha Pavloulos.

Më tej ai foli edhe për Shqipërinë e cila sipas tij duhet të njohë të drejtën e pronës duke nënkuptuar këtu respektimin e pakicave kombëtare.

?E drejta e pronës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për integrimin evropian të Shqipërisë. Maqedonia duhet të interpretojë dhe implementojë marrëveshjen e Prespës  në mënyrë të tillë që të mos lihet vend për irredentizëm. Çdo kundërtaktikë mund të bllokojë progresin e FYROM drejt BE-së?,-tha ndër të tjera presidenti grek./CNA.al

Lajmet e fundit nga