Bixhoz me dashurinë/ Shivai takohet me të fejuarin e Anikës, ja ç’do ndodhë sot – CNA
Connect with us

Life Style

Bixhoz me dashurinë/ Shivai takohet me të fejuarin e Anikës, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Shivai dhe Ragni habiten kur mësojnë se i fejuari i Anikës është Vikrami. Ata kërkojnë të dinë më shumë mbi Vikramin. Anika kujton fjalët e infermieres dhe i flet për Vikramin. Shivai kërkon të takojë Vikramin. Ai nuk e beson që Anika e ka të fejuar. Xhanvi vendos të kthehet në shtëpi por Zvetlana i kërkon të qëndrojë. Ato frikësohen kur shohin një mesazh nga Texh. Om imagjinon sikur Gori është kthyer. Gori mëson se Om do bëjë ekspozitën e tij. Zvetlana sheh Texhin dhe i tregon Xhanvit. Xhanvi po bashkëpunon me Texhin kundër Zvetlanës. Texh i tregon Xhanvit se Zvetlana ka një provë kundër tij. Xhanvi vendos ta ndihmojë Texhin. Bavja merr një video nga Rudra i cili i thotë të kthehet në Mumbai për të marrë çipin.

Shivai i kërkon Gorit të kthehet. Anika lavdëron Vikramin para Shivait. Shivai kërkon që Anika të thërrasë Vikramin por ajo gjen justifikime. Vikram vjen në shtëpinë Oberoi. Anika habitet. Shivai e ka thirrur Vikramin që të vijë. Vikram i thotë Shivait se Anika është e fejuara e tij. Shivai dhe Anika habiten. Shivai shkon u tregon Omit dhe Rudrës. Vikram i tregon Anikës se dëgjoi bisedën e saj me Shivain dhe prandaj e ndihmoi. Rudra i thotë Shivait se Anika dhe Shivai mund të jenë duke gënjyer. Shivai vendos ta çojë lojën deri në fund. Gori shkon në ekspozitën e Omit. Om ka pikturuar Gorin në çdo pikturë. Shivai i kërkon Vikramit të qëndrojë për drekë. Anika mundohet të largojë Vikramin por ai pranon ofertën e Shivait. Anika ndihet keq që po e gënjen Shivain.

Life Style

Gjenitë e zodiakut, cilat janë 6 shenjat më të zgjuara të horoskopit

Publikuar

-

Ujori

Ujorët priren të filtrojnë pothuajse gjithçka përmes mendjes së tyre intelektuale. Ata janë në gjendje të distancohen nga një situatë, duke e bërë kështu më të lehtë zgjidhjen e saj. Njihen si tipa që janë të balancuar, krijues dhe gjakftohtë.

Ujorët janë mendjehapur dhe pranojnë idetë dhe koncepte nga burime të tjera përpos vetes së tyre. Megjithatë, ata nuk do të angazhohen në lidhje me diçka, derisa të kenë parë prova të mjaftueshme për ta mbështetur atë.

Virgjëresha

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje, janë të interesuar në të gjitha llojet e gjërave, edhe nëse ato janë gjërat që njerëzit e tjerë i marrin për të mirëqenë. Nëse nuk ka zgjidhje për një problem ose përgjigja është e vështirë për tu gjetur, një Virgjëreshe thjesht do të fillojë të krijojë përgjigjen e vet.

Ata duan zgjidhjen e pazgjidhshmërisë dhe rregullojnë atë që është bërë gabim. Vazhdimisht mendojnë dhe krijojnë. Në përgjithësi nuk kanë dëshirë të mburren. Nuk ka gjë që s’mund të zgjidhin, qoftë një lavaman ose një problem më filozofik, siç është domethënia e jetës. Virgjëreshat bëjnë shumë pyetje, që është shenja e sigurt e një gjeniu.

Bricjapi

Bricjapët kanë një mënyrë shumë metodike, të saktë dhe shumë të strukturuar të mendimit që i ndihmon ata në marrjen e vendimeve të mençura. Ata shmangin tejkalimin e impulsivitetit duke pasur një ide të qartë të synimeve të tyre dhe, ndërsa dëshirojnë të marrin në konsideratë strategjitë krijuese ose alternative, ata do të shikojnë situatën e plotë dhe do të marrin në konsideratë të gjitha pasojat para se të fillojnë një detyrë ose një projekt.

Bricjapët kanë tendencë të jenë shumë inteligjente dhe kanë aftësinë për të vënë inteligjencën e tyre në përdorim të mirë. Ata janë studentë të përjetshëm në një larmi subjektesh. Bricjapët nuk heqin dorë – kur bëjnë një gabim, mësojnë prej tij dhe përshtaten në atë që po bëjnë.

LEXO EDHE:  Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon mashtrimin e Ragnit, ja ç’do ndodhë sot

Akrepi

Është praktikisht e pamundur të mashtrosh një Akrep për shkak të forcës së tij mendore, inteligjencës perceptuese dhe intensitetit. Akrepat kanë arsyetim perceptues ose aftësi për të përdorur informacionin që kanë marrë nga shqisat e tyre, veçanërisht ndjenjën e tyre të shikimit. Ata jo vetëm që marrin shumë informacione nga shqisat e tyre, por janë në gjendje ta kuptojnë atë dhe ta përdorin shumë shpejt.

Akrepat kapin informacionin që njerëzit e tjerë janë të prirur të humbasin. Bëni mirë të mos mashtroni një Akrep, sepse nuk do të donit që ai ta përdorë inteligjencën e tij të lartë për hakmarrje.

Binjakët

Ajo që duhet të bëni është të dëgjoni një bisedë të Binjakëve dhe do të njihni gjeniun brenda tyre. Ata janë mendimtarët më të shpejtë të Zodiakut dhe kanë një zotësi të veçantë për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit. Binjakët shpesh kanë një ndjenjë humori të zhvilluar plotësisht, e cila është një tjetër tregues i një gjeniu.

Njerëzit që bëjnë humor jo vetëm që kanë IQ më të lartë, ata shfaqin kreativitet më të madh, kanë aftësi impresionuese të arsyetimit dhe aftësi verbale, dhe bëjnë miq të rinj mjaft lehtë. Duket sikur kjo përshkruan në mënyrë të përkryer një Binjak, sepse ata i kanë të gjitha këto tipare të personalitetit.

Peshqit

Peshqit posedojnë nivele super të lartë të inteligjencës dhe krijimtarisë, por nganjëherë mund të zihen në imagjinatën e tyre. Ata kanë aq shumë ide saqë mund të zhyten plotësisht në to. Peshqit priren të jenë të ndjeshëm ndaj asaj që po përjetojnë të tjerët – pothuajse sikur të mund ta ndiejnë atë që dikush tjetër mendon apo ndjen.

Peshqit priren të jenë emocionalisht inteligjentë, aq shumë saqë i besojnë instinkteve të tyre, janë gjyqtarë të mëdhenj të karakterit dhe me të vërtetë janë të interesuar të jenë njerëz të mirë.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Njihuni me tre shenjat e horoskopit të cilat e adhurojnë tradhtinë

Publikuar

-

Ata nuk janë të këqinj, por është natyra e tyre e tillë, që nuk mund të kenë vetëm një dashuri.

Shpresojmë sinqerisht që i dashuri juaj nuk bën pjesë në këtë regjistër, mirëpo nuk është e tepërt ta verifikoni.

Këto tri shenja horoskopi kanë dëshirë të zgjedhin më shumë partnerë…

Binjakët

Binjakët nuk e duan rutinën, mirëpo nëse në lidhje ndiejnë që po i afrohen asaj kategorie, pa problem do të kërkojnë diçka të re te ndokush tjetër. Ndërsa Deshtë janë të drejtpërdrejtë.

Akrepi

LEXO EDHE:  Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon mashtrimin e Ragnit, ja ç’do ndodhë sot

Akrepat janë qenie shumë seksuale dhe dëshirojnë të përhapin dashurinë kurdo që u ofrohet mundësia, ndërkaq kjo më së shpeshti do të thotë edhe që do ta përhapin midis njerëzve me të cilët nuk janë në lidhje.

Shigjetari

Shigjetarët nuk munden ta imagjinojë jetën pa seks. Do të bëjnë tradhti, jo për shkak të emocioneve, por ekskluzivisht udhëhiqen nga libidoja. Shigjetarët nuk e shikojnë tradhtinë si akt amoral, por si sport të cilin thjesht patjetër duhet ta praktikojnë kohë pas kohe.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Kinezët “nxjerrin” Titanikun nga fundi i oqeanit

Publikuar

-

Që kinezet janë mjeshtëra te “Copy dhe Paste” është e pranuar gjerësisht dhe tashmë ata kanë nisur një projekt për të “ringjallur” Titanikun.

Kopja e anijes gjigande që u fundos në ujërat e Atlantikut në prill të vitit 1912 po merr formë në parkun Sichuan në jug perëndim të Kinës që pas nisjes së projektit në vitin 2016.

Nga fotot e shkrepura nga ajri shihet qartë se punimet kanë ecur me ritme të shpejta pasi investitorët kanë derdhur shumë para për ta bërë të prekshme për njerëzit legjendën e anijes angleze në të cilën u mbytën 1500 persona.

LEXO EDHE:  Familja Sojer mësojnë se Xhenet është vajza e Arzus, ja ç’do ndodhë sot

Për të ndërtuar anijen “binjake” janë shpenzuar më shumë se 125 milionë paund.

Titaniku kinez do të jetë një kopje pothuaj ekzakte  e origjinales duke filluar që nga madhësia e deri tek detajet më të imta të dekorit.

Anija, që pritet të jetë rreth 270 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, është planifikuar të lëshohet në lumin Daying Qi në qytetin Syning.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Aktualitet19:44 - 10 Shkurt, 2019

Protesta e opozitës, kundër Presidentit, trondit Serbinë

Protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit në detyrë Aleksandër Vuçiç kanë njohur përshkallëzim. Nёn moton “njё ndёr pesё milionё”...

Aktualitet22:25 - 9 Shkurt, 2019

Tre vjeçarja bie nga kati i katërt/ Motra e madhe bën mrekullinë

Një mrekulli ka ndodhur në periferi të Milanos. Një vajzë 3 vjeçare, ka shpëtuar me dëmtime të lehta, pasi ka...

Aktualitet21:59 - 9 Shkurt, 2019

Maskat grabisin një bankë në Prishtinë

Prishtina është tronditur mbrëmjen e sotme nga një grabitje me armë dhe me maska që i është bërë një banke...

debaqt ne parlamentin grek debaqt ne parlamentin grek
Aktualitet20:49 - 9 Shkurt, 2019

Maqedonia në NATO/ Tsipras akuza të forta opozitës greke

Parlamenti grek është përfshirë ditën e sotme nga debate me tone të ashpëra nga mazhoranca dhe opozita. Shkak për këtë...

Trending

Read previous post:
Tragjedi në Angli/ Zjarr në banesë, humbin jetën katër fëmijë

Katër fëmijë kanë humbur jetën, pas një zjarri në një banesë në Staffordshire. Mediat raportojnë se zjarri ka rënë në...

Close