LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alesia Bami revoltohet sërish:”Kam punuar pa kontratë, nga t’i dija kushtet e punës?”

5 Shkurt 2019, 09:13, Lifestyle CNA
Alesia Bami revoltohet sërish:”Kam punuar pa kontratë, nga

Javës që shkoi, një ndër ngjarjet e showbizz-it që tërhoqi vëmendje ishte largimi nga puna i velinës së ?Stop?, Alesia Bami. Kjo erdhi menjëherë pas intervistës që Alesia dha në Top Channel, sepse kështu thyente një ndër rregullat e kontratës.

E ftuar ditën e djeshme në emisionin ?Ftesë në 5? , Alesia ka sqaruar edhe njëherë të gjithë ngjarjen. Ajo është shprehur se nuk ka firmosur asnjëherë një kontratë, dhe pse e kishte kërkuar vetë ajo që të shihte kushtet e punës. Rrjedhimisht ka punuar pa kontratë, nuk i dinte kushtet e punës dhe nuk e ka pasur të ndaluar të dilte në emisione të tjera apo të jepte intervista.

?Unë nuk pështyj aty ku ha dhe nuk kam qëllim të nxjerr të palarat e vendit ku punoj. Mua më është thënë tekstualisht që pas intervistës që ke dhënë nuk ke më vend në emisionin ?Stop?. Unë kam dalë gjithandej dhe kurrë s?më është thënë asnjëherë asgjë, që duhet të marrë leje apo s?duhet të dal diku.?- është shprehur Alesia.

Përsa i përket deklaratave të stafit se velina ishte shpesh jo e rregulltë dhe kjo solli largimin nga puna, ajo është shprehur se përkundrazi, s?ka pasur asnjëherë konflikte me stafin dhe nuk i është bërë asnjëherë vërejtje për mungesë korrektese.

?Mua më janë ofruar gjëra shumë të mëdhaja dhe kontratë në Zvicër, dhe emisionin s?e kam lënë. Ndërkohë ata më hodhën në rrugë në mes të sezonit.?- ka përfunduar Alesia.

Lajmet e fundit nga