LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza e deputetit/ Rama i pangopur për para

5 Shkurt 2019, 18:32, Aktualitet CNA
Akuza e deputetit/ Rama i pangopur për para

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për projektin e ?Unazës së Madhe?

Sipas Shehajt, Edi Rama ka vendosur ta vazhdojë këtë projekt hajdut. Më tej ai e cilëson Ramën si të pangopur për para.

?Projekti i unazës është aferë fund e krye korruptive. Me pazare personale, Edi Rama caktoi klientët që do merrnin paratë, disa herë më shumë se kostoja e punimeve, dhe shërbëtorët e tij në ARRSH e ministri rregulluan letrat dhe procedurat për të zyrtarizuar pazaret e shefit. Edi Rama kishte bërë edhe planin si do i pastronte paratë direkt në SHBA, por kjo gjë i dështoi falë përpjekjeve të opozitës. Edi Rama e zëvendësoi shërbëtorin e dalë boje në krye të minsitrisë me një shërbëtore më të vjetër dhe më me shumë përvojë në aferat korruptive të tij. Me këtë “eksperte” të vjetër grabitjesh, Edi Rama ka vendosur ta vazhdojë projektin hajdut të unazës. Ka vetëm një shpjegim për këtë arrogancë të verbër: etja e pangopur për para që e shtyn të grabisë çdo gjë. Ka, edhe, vetëm një fund për këtë verbëri: askush nuk i ka gëzuar dot paratë e grabitura duke lënë popullin në varfëri dhe prapambetje?,-shkruan Shehaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga