LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrës/Tetë persona drejt spitalit, fillon evakuimi i banorëve

3 Shkurt 2019, 23:29, Aktualitet CNA
Durrës/Tetë persona drejt spitalit, fillon evakuimi i banorëve

Situata pas zjarrit të rënë në Durrës, në zonën e Vollgës pranë Arragostës , duket se është përkeqësuar. Sipas burimeve të CNA.al në vendngjarje gjashtë persona janë shoqëruar drejt spitalit , teksa flakët janë përhapur duke përfshirë edhe dy banesa të tjera. Dy banesat e prekura nga zjarri janë në katin e tetë dhe të nëntë të një pallati.

Ndërkohë që  zjarri nuk është shuar ende. Mësohet se ka filluar dhe evakuimi i banorëve përreth zones. Sipas informacioneve të para zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombul gazi. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga