LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rehabilitoi” Gjiknurin/ Anëtarja e KLP-së, në hetim

4 Shkurt 2019, 13:45, Aktualitet CNA
“Rehabilitoi” Gjiknurin/ Anëtarja e KLP-së, në hetim

Prokurorja Antoneta Sevdari do të përballet sërish me procesi i Vettingut.

Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sevdari kaloi Vettingun me 18 Korrik 2018.

Por, tre ditë ka zgjatur entuziasmi i saj për rikonfirmimin në detyrë, pasi Komisioneri Publik pretendon se hetimi i KPK-së nuk është i plotë.

Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokuroren Sevdari pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

?Faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, thuhet në ankimimin e Komisionerit Publik.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që çështja Sevdari të shqyrtohet me datë 13 shkurt 2019, nga trupa gjykuese me kryesues Luan Daci, relator Sokol Çomo dhe anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz.

Vendimi i KPK-së

Me 18.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Antoneta Sevdarin, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.

?Kemi kryer kontroll të thelluar në lidhje me gjendjen e pasurisë. Antoneta Sevdari ka pasuri tokë arë e blerë në 2001 dhe një ndërtesë e blerë me të ardhurat e bashkëshortit. Sevdari ka një apartament 122 m2 e blerë me kursimet familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit.Të ardhurat e bashkëshortit janë të ligjshme. Nuk ka deklaruar se ka pasuri të fshehura?, ka thënë kryesuesja Valbona Snaxhaktari

Sa i takon vlerësimit të figurës për Sevdarin, Sanxhaktari deklaroi  se DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës nga prokurorja.

?Në vitin 2015 prokurorja ka kërkuar dënimin e shtetasit G.D. Në 2015 është hetuar G.D për “refuzim deklarim personash të zgjedhur”. Nga veprimet hetimore konstatohet se janë kryer hetimet e duhura. Në përfundim është kërkuar fajësi e të pandehurit dhe 4 muaj burg. Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes. Konstatohet se Sevdari nuk ka bërë ankim. Më vonë ka kërkuar rivendosje në afat, pasi kishte pritur zbardhjen e vendimit. Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës?, ka deklaruar Sanxhaktari, gjatë seancës për dhënien e vendimit për Sevdarin.

Sevdari, prokurorja që ?rehabilitoi? Gjiknurin

Prokurorja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Antoneta Sevdari, ka kaluar nëpër ?duar? zyrtarë të lartë politik.

Një prej tyre është edhe Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.

Ndaj Gjiknurit  hetimet patën nisur në tetor të vitit 2015, pas raportit të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili  e akuzonte në atë kohë, ministrin si dhe avokaten e Shtetit Alma Hiçka për shpërdorim detyre në zgjidhjen me marrëveshje të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ.

Sipas KLSH-së, shtetit shqiptar pretendohet se i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 479 milionë eurosh.

Raporti i KLSH-së, kaloi për verifikim tek Prokurorja Antoneta Sevdari, e cila i pushoi hetimet, pasi sipas saj nuk është konstatuar  Ministri Gjiknuri, se ka kryer vepër penale.

Një vit më vonë, në vitin 2016, KLSH , u ankua publikisht për pushimin e hetimeve ndaj ministrit Gjiknuri.

Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj po  publikisht, tha se prokuroria nuk i ka zhvilluar si duhet hetimet në lidhje me faktet, çështjet dhe pretendimet e ngritura në kallëzimin penal të KLSH-së

?Dëmi i shkaktuar ishte i rëndë. Kjo na detyroi të depozitojmë në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal të datës 12 tetor 2015, së bashku me materialet e tjera ndaj z. Damian Gjiknuri, në cilësinë e kryetarit të grupit të punës dhe Alma Hicka, Avokate e Shtetit me akuzën e ?shpërdorimit të detyrës?.

Më datën 28 korrik 2016, Prokuroria e Përgjithshme përcolli në KLSH vendimin e pushimit të procedimit penal të datës 6 qershor 2016. Nga shqyrtimi i këtij vendimi, kemi arritur në përfundimin që nga ana e prokurorit të çështjes, nuk janë zhvilluar si duhet hetimet në lidhje me fakte , çështje dhe pretendime të ngritura në kallëzimin penal të KLSH-së?, ka thënë  Leskaj.

Nuk dihet nëse Komisioneri Publik e ka shqyrtuar edhe këtë rast, por tashmë fjalën e fundit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit/ CNA.al

Hetoi ministrin e superskandaleve/ Zbardhet pasuria e prokurores që ?mbrojti? Damian Gjiknurin

?Mbrojti” ministrin/ Kërkohet ?koka? e prokurores Antoneta Sevdari

Lajmet e fundit nga