LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e Astirit/ Banorët paralajmërojnë Lulzim Bashën

4 Shkurt 2019, 17:34, Aktualitet CNA
Protesta e Astirit/ Banorët paralajmërojnë Lulzim Bashën

Banorët e Astirit kanë zhvilluar mbrëmjen e stome ditën e 93-të të protestës së tyre. Edhe këtë mbrëmje ata nuk janë ndarë nga kërkesat e tyre për dëmshpërblim me 100% në vlerën e tregut dhe anulimin e projektit.

Një prej banorëve gjatë fjalës së tij ka adresuar kërkesa për kryeministrin Edi Rama, por nuk kanë përjashtuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shpeshherë është parë në krah të tyre.

Ai i është drejtuar Ramës me fjalët: “thirri mëndjes rrotë”, ndërkohë që u shpreh se do të shkëpuste çdo lloj lidhje me Bashën nëse do të largohej nga protesta pa rrëzuar Edi Ramën.

?Edhe kur të them të marrtë dreqi, e them në kuptimin thirri menjes o rrotë?, – u shpreh ai për Ramën.

Ndërsa Lulzim Bashës i drejtua me fjalët: ?Nëse ju atë ditë do të largoheni pa rrëzuar Edi Ramën, unë për vete do të shkëpus çdo lidhje me ju?/CNA.al

Lajmet e fundit nga