LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pa make-up dhe me veshjen super të çuditshme, Dua Lipën mezi e njohëm me këtë pamje

4 Shkurt 2019, 11:25, Lifestyle CNA
Pa make-up dhe me veshjen super të çuditshme, Dua Lipën mezi e

Këngëtaren bukuroshe me origjinë shqiptare, Dua Lipa, mezi e njohëm në daljen e saj të fundit, në aeroportin JFK, New York.

22-vjeçarja shfaqet pa pikë make-up-i, me stilin e saj mjaft të çuditshëm, me pantallona jeshile të kombinuara me një nga nuancat e bluzës e sipërme dhe një palë këpucë që rrallë herë mund t?ia kemi parë kujt veshur.

Sipër bluzës mbante veshur një xhaketë, ndërkohë ajo që bie menjëherë në sy është kapelja e madhe e zezë për të cilën ajo u ka thënë ndjekësve të saj se do ta mbajë atë në kokë deri në një dalje tjetër.

Në njërën dorë ylli i muzikës botërore mbante celularin, kufjet si edhe pasaportën, ndërsa në dorën tjetër valixhen.

Gjithsesi, përtej stilit të çuditshëm që e karakterizon, ajo duket mjaft e ëmbël dhe natyrale!

Lajmet e fundit nga