LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një bebush po vjen? Kjo foto e Turjan Hyskës po bën lëmsh rrjetin

4 Shkurt 2019, 12:15, Lifestyle CNA
Një bebush po vjen? Kjo foto e Turjan Hyskës po bën lëmsh

Që prej martesës së tyre, moderatori Turjan Hyska dhe këngëtarja Orinda Huta janë shprehur të gatshëm për një fëmijë të cilin e presin kurdo që t’a ketë shkruar Zoti. Madje, gjatë një interviste Turi deklaroi se po punon 3 herë në ditë për t’u bërë baba.

Megjithëse ende nuk kanë bërë publike asgjë për fansat, foto e fundit e Turit në Instastory i ka futur të gjithë në dyshime. Ai ka publikuar këmbën e tij krah një këpuce të vogël foshnjesh, gjë që i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se çifti është në pritje të fëmijës së parë.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Orinda është në pritje të ëmbël dhe çifti ka nisur përgatitjet, apo kjo është vetëm një dëshirë e Turit për ta parë së shpejti veten baba.

Lajmet e fundit nga