LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Klodian Tomorri/ Kush po i mbron hajdutët e TVSH-së?

4 Shkurt 2019, 21:57, Aktualitet CNA
Nga Klodian Tomorri/ Kush po i mbron hajdutët e TVSH-së?

Mashtrimi me faturat fiktive të TVSH-së është një nga vjedhjet më të mëdha të parasë publike. Tre javë më parë, një hetim i nisur nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve zbuloi një skemë gjigande rimbursimi fiktiv të TVSH-së përmes të cilës buxhetit të shtetit i jane vjedhur 18 milionë euro.

Këto janë taksa që i kanë paguar qytetarët, por në vend që të përfundonin në arkën publike janë devijuar në llogari biznesesh private përmes mashtrimit me faturat fiktive.

Por çfarë ndodhi më pas? Menjëherë pas zbulimit të skemës prokuroria e Tiranës arrestoi 13 persona, shumica dërrmuese e të cilëve ishin kamariere, lavazhiere ose njerëz të papunë.

Këta kanë qenë ndërmjetësit e keqpërdorur të skemës se mashtrimit, por jo përfituesit e saj. Përfituesit e parave që u vodhën, pra ata që kanë ngritur në këmbë skemën, janë një grusht biznesesh, ata të cilët kanë blerë faturat dhe përmes tyre kanë ulur jo vetëm TVSH-në që duhet të paguanin në shtet, por edhe tatimfitimin.

Bëhet fjalë kryesisht për bizneset e ndërtimit. Ato që marrin pjesën më të madhe të tenderave publike dhe që u përkasin atyre që sot etiketohen si oligarkë. Po. Në skemë janë ndërtuesit më të mëdhenj të rrugëve në Shqipëri, boset e retailit dhe të gjithë ata qe marrin pjesen e luanit ne tendera publike.

Por pse keta duan fatura fiktive? Arsyeja është e thjeshtë. Shumica e tenderave publike ne Shqiperi fitohen me çmime shumë të larta, për shkak edhe të rryshfetit qe paguhet. Duke qene se kostot e projektit janë dukshem me te ulëta se cmimi me te cilin fitohet tenderi, atehere bizneset ne letra dalin me fitim shume te larte dhe detyrim tvsh-je shumë të larte. Për të ulur keto detyrime atyre u duhet të fryjnë artificialisht kostot, ndaj marrin fatura fiktive. Prandaj vaji shitej per beton, kurse kosi per hekur.

Kjo është arsyeja se pse lista e bizneseve të përfshira në skemën e mashtrimit nuk bëhet publike. Ajo skemë ekspozon dy krime të mëdha publike, evadimin e taksave dhe korrupsionin ne tendera. Per këtë shkak po tentohet të mbyllet pa shume zhurmë në prokurori.

Kush është ai që beson se 18 milionë euro u vodhën nga 10 kamariere dhe 3 lavazhiere? Ajo që po ndodh është kriminale. Jo vetem qe nuk eshte ndaluar asnje nga bizneset perfituese, por me keq akoma nuk ka nisur asnjë procedure per rekuperimin e parave qe jane vjedhur. Dhe nuk jane 18 milione euro, por shume me tepër. Llogaritet me qindra milione euro ne vit.

Ky është një mekanizem qe funksionon prej vitesh permes te cilit vidhen taksat e qytetareve dhe mbulohet korrupsioni i tenderave publike. Dhe te gjithe këtë e paskan bere kamarierët.

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga