LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra e 4 shkurtit/ Ruçi: Memorial i dhimbjes

4 Shkurt 2019, 09:30, Aktualitet CNA
Masakra e 4 shkurtit/ Ruçi: Memorial i dhimbjes

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përkujtuar, në 75-vjetorin e masakrës së 4 shkurtit në Tiranë, viktimat e saj dhe ka bërë për institucionet e shtetit.

Në mesazhin e tij për këtë masakër, Ruçi shprehet se 4 shkurti është një memorial i dhimbjes që shkakton një krim lufte.

?Të gjithë ne duhet të përulemi me respekt, nderim e mirënjohje  të thellë para dëshmorëve, partizanëve dhe veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtarë.

Lavdia është për ata, çlirimtarët, që e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe turpi  është për kolaboracionistët, për të cilët Shqipëria demokratike  ruan të njëjtin vlerësim si edhe vendet e tjera demokratike?-shprehet ai.

Kreu i Kuvendit shton se Shqipëria, për të cilën po punojmë të gjithë i ka rrënjët te vlerat antifashiste.

?Viti 2019 është jubileu i 75-të i çlirimit të Shqipërisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të shtetit që të fillojnë përgatitjet për të kremtuar me krenarinë legjitime që meriton kjo ngjarje madhore e historisë sonë kombëtare?,-shtoi Ruçi.

Kujtojmë që ?masakra e 4 shkurtit? ishte një operacion kundër aksion i autoriteteve shtetërore të Mbretërisë Shqiptare, për t?ju përgjigjur ndaj atentateve që u kishin bërë figurave publike.

Më 4 shkurt të 1944rreth orës 01:00 njerëzit e Xhafer Devës, i cili në atë kohë ishte ministër i Brendshëm sulmuan dhe vranë dhjetëra djem e burra nga guerilët komunistë. Numri i saktë i viktimave të kësaj masakre nuk është saktësuar asnjëherë.

Komunistët publikuan në gazetat ?Bashkimi? dhe ?Zëri i popullit? shifra 80 të vdekur, ndërsa sipas procesverbaleve të prokurorisë (5 e 6 shkurt) me të vrarët më 3-4 shkurt, viktimat janë 14./CNA.al

Lajmet e fundit nga