LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për noterinë/ Mazhoranca rrëzon Metën?

4 Shkurt 2019, 10:48, Aktualitet CNA
Ligji për noterinë/ Mazhoranca rrëzon Metën?

Komisioni i Ligjeve është duke diskutuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Noterisë, i cili ishte kthyer kohë më parë për rishqyrtim.

Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj tha  se disa dispozita nuk janë të plota dhe paraqesin paqartësi në formulim, duke cënuar parimet kushtetuese. Sipas tij të metat në tre ligje duhen rivlerësuar nga Kuvendi.

Ndërkohë, përfaqësuesja e EURALIUS, Agnes Bernahard tha se ky ligj mund të krijojë balancë.

?Ligji përpiqet të krijojë balancë dhe besojmë se ky ligj krijon këtë balancë?,- u shpreh Bernahard.

Ky ligj kthye muajin  e kaluar për rishqyrtim nga Presidenti, sipas të cilit neni 61 i ligjit ?Për noterinë?, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji.

Më tej, nga Presidenca u tha se nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre.

Kthimi i ligjit u justifikua edhe  me faktin se nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamundura të shoqërisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga