LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji “Për noterinë”/ Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës

4 Shkurt 2019, 11:49, Aktualitet CNA
Ligji “Për noterinë”/ Mazhoranca rrëzon dekretin e

Komisoni i Ligjeve ka  rrëzuar  dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e Noterisë.

Dekreti për Ligjin i cili ishte kthyer pak kohë më parë,  u rrëzua me 10 votat e  deputetëve socialistë.

Sipas Bledar Dervishajt, këshilltar ligjor i Presidentit, dispozitat nuk janë të plota.

?Dispozitat paraqesin paqartësi në formulim, duke sjellë cënime në parimet kushtetuese. Të metat në tre ligje duhen rivleresuar nga Kuvendi?, ka thënë ai.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, të gjithë diskutimin e quajti një teatër hipokrizie, ndërsa kërkoi që e pranishme të ishte edhe Ministrja e Drejtësisë.

?Sistemi institucional ka rënë, pa Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë. Këtu duhet të ishte edhe ministri i Drejtësisë. Ky është teatër hipokrizie. E rëndësishme është që Presidenti ka kthyer një ligj dhe në çfarëdo lloj situate normale kjo duhet te ishte këmbane alarmi?, ka thënë Alibeaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga