LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ferma me kanabis/ Arrestohen disa shqiptarë në Britani

4 Shkurt 2019, 14:23, Aktualitet CNA
Ferma me kanabis/ Arrestohen disa shqiptarë në Britani

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia Britanike, pasi akuzohen për prodhim she shitje të lëndës narkotike tip kanabis.

Në një aksion prej 50 policësh është bërë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike dhe arrestimi i shqiptarëve.

Identifikimi i lëndës narkotike është bërë me helikopter dhe më pas është zbuluar që në shtatë shtëpi të zonës së Brettonit ishin mbjellë 570 bimë kanabis.

Mediat britanike raportojnë se të arrestuarit janë të moshave 19-49 vjeç dhe tre prej tyre madje janë identifikuar edhe me emra.

Mësohet se në pranga kanë rënë Adrian Pepaj, 22 vjeç, i cili akuzohet edhe për mbajtjen e dokumenteve të rreme.

Kledian Lezaj, 27 vjeç dhe Sokol Sakuta, 23 vjeç, këta të dy janë akuzuar për veprën penale të ?prodhimit të lëndëve narkotike?.

Nga verifikimet e bëra nga policia britanike, bëhet me dije se dy nga pesë të arrestuarit janë liruar  dhe po hetohen në gjendje të lirë.

Vlera e lëndës narkotike shkonte deri në 500 mijë paund nëse do shitej në tregun e zi.

Kryekomisari Jason Hancock, deklaroi për mediat angleze se operacioni ka të bëjë  me sekuestrimin e pasurisë dhe kapjen e grupeve të rrezikshme raporton BW.

?Ky ishte një operacion fantastik, por nuk ishte vetëm për gjetjen e fermave të kanabisit, edhe pse ky është një sukses në vetvete. Kjo ka të bëjë me marrjen e gjysmë milioni paund nga xhepat e bandave të organizuara të cilët do të përdorin paratë për të blerë drogë të klasit A dhe për të financuar krimin si trafikimi i qenieve njerëzore.

Ky ishte një operacion i udhëhequr nga inteligjenca, ku mësuam për një shtëpi dhe dërguam helikopterin për të verifikuar atë që menduam. Helikopteri gjeti edhe gjashtën të tjera. Këto prona mund t?i jepnin bandave të organizuara rreth 2,5 milionë paund, por ne e kemi ndaluar këtë?,-u shpreh Hancock./CNA.al

Lajmet e fundit nga