LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djali i policit godet gardistin/ Policia fsheh ngjarjen kriminale

4 Shkurt 2019, 18:43, Aktualitet CNA
Djali i policit godet gardistin/ Policia fsheh ngjarjen kriminale

Ish kryeministri, Sali Berisha, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, më anë të një statusi në rrjetet sociale ka denoncuar një ngjarje të ardhur në adresë të tij nga qytetari dixhital.

Në denoncimin e publikuar, kallzohet se në Vlorë është goditur rëndë një gardist nga djali i një efektivi policie dhe ngjarja është fshehur nga polica e Vlorës.

?Në Vlorë goditet rëndë gardisti nga djali i narkopolicit, por narkopolicia fsheh krimin! Sb

Përshëndetje Z.Berisha doja të ndaja një çudi që po ndodh në qytetin e Vlorës në dt. 2 rreth orës 23:00, në vendin e quajtur ?Kapelja?, një efektiv i Gardës është goditur nga një djal i një efektivi policie dhe është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policija e Vorës s?ka dhën asnjë infomacion për këtë ngjarje. Efektivi i Gardës është në gjendje të rëndë nga gjymtyrët dhe doktorët e spitalit dje ishin pushim të hënë pas orss 10 do ta kontrollojmë me imtësi thanë çudira shqiptaresh, po deshe verifikoje si rast dhe te lutem anonim,?- ka shkruar Sali Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga