LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albin Kurti mbështet protestën e studentëve

4 Shkurt 2019, 09:39, Aktualitet CNA
Albin Kurti mbështet protestën e studentëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme nga Kosova për në Tiranë, për të mbështetur studentët e pedagogët që kanë nisur grevën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kurti shkoi te Fakulteti i Shkencave Sociale dhe i përgëzoi dhe inkurajoi studentët dhe pedagogët që vazhdojnë të protestojnë.

?Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Kundër privilegjeve që kanë të pasurit?,- tha kreu i Vetëvendosjes.

Ai shtoi gjithashtu se shoqëria shqiptare duhet të kalojë në një transformim, pasi në pikëpyetje është e ardhmja.

?Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Arsimi nuk është luks?, -deklaroi Albin Kurti./CNA.al

Lajmet e fundit nga