LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i blerjes së votave/ Krasniqi: KQZ duhet të reagojë

3 Shkurt 2019, 13:50, Aktualitet CNA
Skandali i blerjes së votave/ Krasniqi: KQZ duhet të reagojë

Analisti Afrim Krasniqi diskutoi sot për rregulloren e Kuvendit dhe akuzat e opozitës për një rikthim të imunitetit parlamentar.

Nga studio e lajmeve në A2 News, ai ka thënë se kjo çështje shtrohet më shumë si një keqkuptim për vendimet e Kushtetutës në 2016 dhe detyrimin e Parlamentit për ta zbatuar.

Krasniqi theksoi se ndryshimi i rregullores duhet të shkojë në bazë të parimeve të vendeve demokratike.

?Ndryshimi i rregullores duhet të shkojë në kuadër  të parimeve të vendeve demokratike, që sot kanë kufizimin e imunitetit të deputeteve?.-u shpreh ai.

Më tej, analisti tregoi edhe raportin e Institutit për Studime Politike që ai drejton, mbi pjesëmarrjen dhe aktivitetin e parlamentareve shqiptare.

?Opozita ka pasur marrëdhënie të kushtëzuar, ndaj Parlamenti e vuajti dhe nuk pati akte themelore që sillnin reforma nga ato që presin qytetarët?.-vijoi Krasniqi.

Ai theksoi se Kuvendi nuk përmbushi detyrimet thelbësore të punës, për miratimin e ligjeve që janë të nevojshme.

?Parlamenti nuk arriti përmbushjen e detyrimeve cilësore të punës. Preokupimi kryesor nuk ishte miratimi i ligjeve, por sigurimi i votave të nevojshme që mbledhjet të quheshin të vlefshme?.-shtoi ndër të tjera analisti.

Sipas Afrim Krasniqit i vetmi tregues pozitiv i ishte trendi i rritjes së kërkesave për informacion të deputetëve për ekzekutivin, dhe jo vetëm nga opozita.

Në raportin e ISP-së  thuhet që politikanët më aktivë janë gratë e politikës, Vasilika Hysi për PD-në, Jorida Tabaku për PD-në dhe Kejdi Mehmeti për LSI, por aktiv është edhe Oerd Bylykbashi dhe Erion Braçe, gjë e cila u theksua edhe nga analisti në studio.

Ndërsa, i pyetur për raportimet e ?Zërit të Amerikës? dhe BIRN për mashtrime elektorale, Krasniqi përfundon duke thënë që duhej me patjetër të kishim reagime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

?Sot duhet të kishte një reagim institucional, nga ekzekutivi ose komisioni i zgjedhjeve?-tha ndër të tjera Afrim Krasniqi./CNA.al

Lajmet e fundit nga