Connect with Us

Pjesë e klanit të Arta Markut?/ Prokurori-“biznesmen” në SPAK

Aktualitet

Pjesë e klanit të Arta Markut?/ Prokurori-“biznesmen” në SPAK

Publikuar

-

Kur ka mbetur dhe një javë nga skadimi i afatit për garën e SPAK, ende nuk është plotësuar numri i kandidatëve për këtë strukturë.

Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, deri më tani kanë aplikuar Klodian Braho, Besnik Muçi, Anton Martini, Eneid Nakuçi, Doloreza Musabelliu, Edvin Kondili, Vladimir Mara, Dritan Premçi, Arben Kraja, Eugen Beci dhe Shkëlzen Cena.

CNA.al, ashtu siç ka raportuar për subjektet që kalojnë në Vetting, do të kalojë në filtër dhe kandidatët për SPAK-un.

      BESNIK MUÇI

Disa prej kandidatëve për SPAK,  tashmë e kanë kaluar Vettingun.  Një nga ta është edhe prokurori Krimeve të Rënda Besnik Muçi, i cili njëherësh është edhe anëtar i KLP –së.

Kujtojmë se Muçi pak kohë më parë tentoi të ulej në karrigen e Adriatik Llallës, por u skualifikua, për mosplotësim të vjetërsisë 15 vjeçare në radhët e prokurorëve. Por, tashmë që lakohet edhe Arta Marku si kandidate për Prokuror të Përgjithshëm, Muçi duket se ka hequr dorë nga ambicja për këtë post. Kjo dorëheqje vjen pas miqësisë që ka me Markun. Të paktën kështu është përfolur në media.

Gjatë kohës që prokurori shfaqi ambicien për të drejtuar organin e akuzës, në media u lakua edhe për pasurinë e tij.

Nga pasuria që ka deklaruar Muçi qëndron në  rangun e një biznesmeni të një agjencie imobiliare.

Sipas mediave në vitin  2003, Muçi deklaronte një pagë vjetore prej 772 mijë lekësh si prokuror i Tiranës.  Ndërsa 4 vite më pas ai kishte deklaruar në ILDKPI dhe pronat e tij, të cilat janë një shtëpi banimi prej 57 metrash katrorë, 400 metra tokë truall në Pogradec marrë nga shteti dhe 200 metra të tjerë tokë bujqësore përfituar nga ligji 7501 po në Pogradec.

Në vitin 2009 Muçi kishte deklaruar dhe shtesën e nisur prej 25 metrash në pallatin ku ai jeton.

LEXO EDHE:  Vetting-u në ekonomi/ Kosto e drejtësisë së munguar

Në  vitin 2013, Besnik Muçi e ka shtuar pasurinë e tij me blerjen e pasurive të paluajtshme.  Pas tokës truall e asaj bujqësore në Pogradec ai ka blerë një tjetër tokë bujqësore, por  në Tiranë, në zonën e Shkozës. Vlera e saj shkon në 111 600 lekë. Muçi në vitin 2015 i është rikthyer sërish Pogradecit ku ka blerë një tjetër tokë arë prej 2 mijë metrash katrorë.

Në raportimin e deklarimit të pasurisë, nga mediat, emri i Prokurorit Besnik Muçi u lidh me emrin e Orest Sotës, i cili u ndalua nga Policia në nëntor të vitit 2017.

Të ardhurat e Besnik Muçit nga puna si Prokuror i Krimeve të Rënda shkojnë në 1 milionë e 440 mijë lekë në vit, ndërkaq ai ka deklaruar se ka dhe një detyrim prej 21 mijë eurosh pranë shoqërisë Arlis Shpk me përfaqësues A.Lilo. Ky i fundit ishte pronari i mjetit me të cilin udhëtonte Orest Sota. Pretendimi i Lilos ishte se automjeti i ishte shitur Sotës por nuk i ishin ndryshuar targat.

CNA.al  risjellë më vëmendje pasurinë e deklaruar nga prokurori Besnik Muçi. Në vitin 2016 ai ka blerë një apartament me sipërfaqe 78 m2, me vlerë 75 mijë euro. Si burim kandidati për SPAK deklaron kursime nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes, hua dhe kredi. Muçi ka blerë një makinë me vlerë 6 200 euro, me kursime nga të ardhurat.  Ai në të njëjtin vit ka deklaruar shtëpi banimi, me sipërfaqe 57 m2, blerë në vitin 2015, me vlerë 1 900 000 lekë, tokë truall 400 m 2, në vitin 2005, vresht në Pogradec, ka blerë tokë në Shkozë, për 11 600 lekë, në vitin 2013 etj/CNA.al.

Zbardhet lidhja e prokurorit me Orest Sotën/ Pasuria nxjerr “zbuluar” Besnik Muçën e Krimeve të Rënda

Prokuror i Krimeve të Rënda apo biznesmen?/ Besnik Muçi nuk e di, sa pasuri ka

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE