Connect with Us

Paloka-Bolinos/ Sado që përpiqeni, nuk më ndyni dot

Aktualitet

Paloka-Bolinos/ Sado që përpiqeni, nuk më ndyni dot

Publikuar

-

Nenkryetari i PD, Edi Paloka flet duke folur para mediave

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ndaj lajmit të Report TV, ku thuhej se deputeti i PD-së ka përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka i është drejtuar pronarit të kësaj mediaje italianit Carlo Bollino, duke thënë se është detyruar prej shkrimit të tij që të bënte një reagim të tillë.

Ai i kujton Bollinos dhe kujtdo se të gjitëh pasurinë që posedon sot e ka trashëgimi nga i ati.

“Nuk kam folur ndonjëherë për babanë tim sepse as ai nuk do e kërkonte një gjë të tillë, por jam i detyruar prej Carlo Bollinos, i cili kërkon të justifikojë me një shënim të djeshëm, spekulimin në gazetën e tij me gjoja padijen e tij për babanë tim që e quan “pensionist” me aq shumë para.

Meqë e pranon vetë se ka mbi 20 vjet që më njeh, si “profesionist”, minimalisht ai e di që duhej të më pyeste mua për ato që e “çudisnin” dhe mos spekulonte për t’i shërbyer shefit të tij politik.

Po mund të kishte pyetur dhe dhjetëra kolegë gazetarë sportiv që prej atij “pensionistit” janë vlerësuar për vite me radhë, me një çmim dinjitoz si çmimi “Anton Mazreku”, apo shkrimtarë të rinj me çmimin “Zef Serembe”.”-thotë ai.

Më tej, Paloka thekson se po të kishte pyetur, Bollino do të kishte mësuar se babai i demokratit ka ndihmuar edhe njerëz të tjerë. Madje në vijim ai thekson se për këtë gjë është nderuar me çmim në Itali.

“Po të pyeste, Bollino do mësonte se ai “pensionisti” nuk ka ndihmuar vetëm të birin, po dhe dhjetëra njerëz në nevojë. Vetëm spitalit të Laçit, qarkut ku unë do bëhesha deputet më pas, i kanë shkuar si ndihma në pajisje të reja prej atij “pensionistit” gati 200 mijë euro. Mijëra euro janë investuar me ndërmjetësimin e tij dhe nga bashkëkombas të Bollinos, në Universitetin Politeknik apo atë Bujqësor. Prej atij “pensionistit” janë ndërtuar shkolla në Kosovë e ndihmuar institucione arsimore shqiptare në Maqedoni, etj, etj që ai nuk ka dashur të përmenden kurrë, por prapë Bollino mund t’i gjente në faqe gazetash.”-shprehet ai.

LEXO EDHE:  Rama uron "Mirëmëngjesi!" qytetarët i përvishen / Duhet të jesh daltonik të thuash "Rilindje"

Deputeti PD-së thekson se në ndërsa ai ka humbur pasuri gjatë kohës që është marrë me politike, “Rilindasit” e Bollinës që hynë me duar në xhepa tashmë janë bërë milionerë.

“Kështu që mos u përpiq të justifikohesh me “habinë” ti që nuk je “habitur” se si shefi yt që hyri në politike (siç ka deklaruar vetë) me 3 mijë euro sot është shpallur nga OSBE me një pasuri të paktën prej 200 milion eurosh. Ti që vazhdon të mbrosh në mënyrë të turpshme Ramën pas çdo skandali që i plas. Ti që ditën kur Zëri Amerikës zbulon se si mafia ka vjedhur zgjedhjet në Shqipëri, mbush faqet e gazetave me mua…

E shkruajta dhe më parë; për fat të keq , unë duhet të jem i vetmi në politikë që i ka pakësuar “pasuritë” që më janë lënë trashëgim, ndryshe nga ata që kane hyrë me duar në xhepa në politikë dhe sot janë milionerë vetëm duke vjedhur.”-shprehet ai.

Paloka, shtoi ndër të tjera se Carlo Bollino, e pakta duhej t’i kishte kërkuar ndjesë për spekulimet e pabaza që ka bërë.

“Prandaj, minimalisht duhej të kërkojë falje, në vend që të justifikoheshe. Ajo që bëre ishte spekulim i qëllimshëm Carlo Bollino dhe jo një pasqyrim “i pafajshëm” i deklaratave të mia të pasurisë. Po dhe një herë, të jesh i bindur që as ti e askush tjetër, sado të përpiqeni, nuk do me ndyni dot. Nuk jemi e nuk do të jemi kurrë njësoj me “rilindasit” e tu.

Këtu ke dhe momente kur im atë, “pensionisti” (që punoi deri ditët e tij të fundit), është dekoruar nga Rotary Club në vendin tënd Bollino( ti e di çfarë përfaqëson Rotary Club) dhe nuk e kanë dekoruar si “pensionistin e vitit”, por për kontributin e tij. Tek foto tjetër është vlerësuar me çmim (që i është dhënë në këtë rast nga Presidenti Meidani )për kontributin e dhënë në disa investime të bëra në UB. Me kaq e mbyll komunikimin publik me ty.”-mbyll shkrimin deputeti i PD-së./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës sulmon qeverinë/ Po kap sistemin e drejtësisë, ja provat

LEXO EDHE:  PD zbardh skenarin e qeverisë/E dinim që do përdornin ambulanca

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Eurodeputetët “shuplakë” Opozitës/ PD reagon me tone të forta

LEXO EDHE:  “Je në shërbim të Ramës”/ PD nxjerr zbuluar Lleshin

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: