LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muaji i dashurisë/ Horoskopi i shkurtit nga Paolo Fox, ja çfarë do të ndodhë me të gjitha shenjat!

3 Shkurt 2019, 10:01, Aktualitet CNA
Muaji i dashurisë/ Horoskopi i shkurtit nga Paolo Fox, ja çfarë

DASHI: Ka ardhur koha që të fusni në brazdë jetën tuaj. Marsi, Jupiteri dhe Urani vazhdojnë të kenë ndikim të ndjeshëm në shenjën tuaj, po ashtu edhe Dielli është në pozicion të favorshëm. Ndaj, duhet të përvishni mëngët. Me gjasë, disa prej jush kanë marrë tanimë lajme të mira dhe kanë pasur mundësinë të futen në lojë, por duhet të bëni kujdes me shpërthimet e befasishme dhe me dëshirën e papërmbajtshme për të hequr dorë nga gjithçka që ju duket skematike. Nëse në 2018-tën keni hasur pengesa e bllokime të shumta, 2019-ta do të jetë një vit frytdhënës. Nënvizoj javën 18-24 shkurt, për shkak të ndonjë telefonate apo takimi të rëndësishëm. Mos lejoni që problematikat familjare të ndikojnë në sferën profesionale.Në aspektin e ndjenjave, shkurti do të jetë një periudhë meditimi. Kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet në çift do të përfundojnë apo do të hasin vështirësi të pakapërcyeshme, por që ju vetë do të përpiqeni të përcaktoni rolin tua. Fundjava 8-10 shkurt paraqitet interesante për ata që duan të sqarojnë ndonjë raport të rëndësishëm. Nuk duhet të harrojmë se Marsi është në shenjën e Dashit deri më 14 shkurt dhe ju shtyn të hidheni në veprim. Nëse në çift ka ndodhur ndonjë tradhti, ka ardhur momenti të flisni me sinqeritet me partnerin. Fundjave 15-17 shkurt pritet të sjellë një tërmet të lehtë në aspektin e ndjenjave. Këto do të jenë edhe ditët më të tensionuara të muajit. Në mesin e muajit mund të përballeni me problem të madh për të zgjidhur. Ndaj, pika juaj e dobët do të jetë koka. Mund të keni dhimbje apo shqetësime të tjera psikosomatike e nervore. Nëse ndiheni keq, duhet të merrni masa. Keni kohë që po e mundoni organizmin tuaj, ndaj duhet të bëni pak pushim dhe të shmangni sforcimet.

DEMI: Marsi, që do të hyjë në shenjë më datë 14 shkurt, do të zgjojë te ju dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes. Gjysma e dytë e muajit parashikohet të jetë më pozitive se e para. Keni në mendje projekte të mëdha, të cilat nuk do t?i konkretizoni vetëm, por me ndonjë mik apo bashkëpunëtor të afërt. Gjendja e vështirë ekonomike po shkon drejt fundit. Disa prej jush mund të jenë përballur tanimë me ndonjë ndryshim drastik në marrëdhëniet e punës, por premisat janë për të arritur rezultate të shkëlqyera. Situata nuk paraqitet fort e lehtë në aspektin social, por, me ndihmën e planetëve, mund të hartoni strategjitë e duhura. Kërkesat mund t?i parashtroni në datat 11, 12, 20 dhe 21, që paraqiten ditë mjaft pozitive. Pozicionimi i planetëve është i shkëlqyer edhe në aspektin e ndjenjave. Të lindurit në shenjën e Demit janë mjaft të matur në dashuri, madje, mund të qëndrojnë gjatë vetëm. Disa këshilla janë të rastit në këtë aspekt. Beqarët duhet të dalin sa më tepër e të krijojnë njohje të reja, pasi do ta kenë të lehtë ta lënë veten të lirë dhe të përfshihen në romanca pasionale. Ata që janë ndarë vitin e kaluar duhet të kenë më tepër besim te dashuria dhe t?i lënë vend raporteve të reja dashurore. Nëse doni të bëni sërish për vete partnerin, gjithmonë nëse dëshira është reciproke, mund ta hidhni hapin pas datës 14 shkurt. Prej datës 18, Dielli ndikon sërish pozitivisht. Nëse jeni në ndonjë proces ndarjeje trashëgimie që nga viti i kaluar, do të merrni përgjigje pozitive brenda muajit. Planetët ju favorizojnë në çdo aspekt. Edhe fizikisht do të ndiheni më të fortë. Nëse po ndiqni ndonjë kurë apo terapi, rezultatet do të jenë të shkëlqyera dhe do të arrini të kapërceni disa vështirësi të së shkuarës, sidomos pas datës 18 shkurt.

BINJAKËT: Që prej vitit të kaluar, ka ndryshuar diçka në jetën tuaj profesionale. Sigurisht, secili ka historinë e tij vetjake. Dikush ka hasur vështirësi që po i kapërcen tani, dikush tjetër që drejton ndonjë kompani do të ulet të bëjë bilancin e personelit, dikush tjetër mund të gjendet përballë prishjes së ndonjë marrëveshjeje apo kontrate. Brenda jush mbizotëron një ndjesi ligështimi, por edhe zemërimi ndaj atyre që nuk jua kanë njohur vlerat. Megjithatë, nuk mund të ecni përpara me këtë frymë. Mos kini frikë nga ndryshimet dhe nga nismat e reja, se do t?ia dilni mbanë me sukses. Edhe nëse ngurroni herë pas here, mos u dorëzoni. Në aspektin e ndjenjave, nuk duhet t?i zgjasni më tej situatat e tensionuara të janarit, edhe pse mund të gjendeni në vështirësi financiare apo familjare. Në fakt, duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë gjithë vitit për sa u përket çështjeve ligjore. Dashuria është disi nën trysni, por mund të përpiqeni të rimëkëmbni. Ata që janë vetëm në këtë periudhë do ta mbajnë mendjen te histori imagjinare apo të pamundura. Ata që do të martohen duhet të bëjnë kujdes me çështjet financiare apo me pasuritë e patundshme. Disa prindër që janë të shqetësuar për ndonjë problem të fëmijëve që prej verës së vitit të kaluar do ta kapërcejnë së shpejti këtë periudhë. Sfera profesionale dhe ndryshimi drastik që do të pësojë do të ketë ndikim mjaft të madh edhe në aspektin shpirtëror. Në aspektin fizik dhe psikologjik, shkurti do të jetë një periudhë më pak e mundimshme në krahasim me janarin, por ndryshimet në sferën profesionale apo financiare mund t?ju shkaktojnë pakëz ankth. Tani nuk mund të bëni më zgjedhje sipërfaqësore. Në ditët e fundit të muajit mund të ndieni disa shqetësime të lehta. Përpiquni të shmangni stresin e tepërt.

GAFORRJA: Pozicionimi i planetëve ende nuk është mjaft i favorshëm në sferën profesionale. Nuk vihet në diskutim vijimësia e punës, por roli juaj në ndonjë projekt a program të caktuar. Nëse punoni prej vitesh në ndonjë kompani ose drejtoni një të tillë, do të ndieni një dëshirë të brendshme për ndryshim, për të bërë diçka të re. Megjithatë, duhet shqyrtuar nëse është e realizueshme në aspektin financiar kjo nismë. Ditët më të lodhshme të muajit pritet të jenë ato mes datave 9 dhe 16 shkurt. Edhe gjatë këtij muaji fundjavat paraqiten më problematike. Për fat, jo të gjithë punojnë gjatë fundjavës, por ka të ngjarë që gjatë këtyre ditëve të lindin konflikte. Nëse keni ndonjë ortak apo bashkëpunëtor të afërt në punën tuaj, me të cilin keni mosmarrëveshje që prej vjeshtës së vitit të kaluar, mund të merrni një vendim drastik dhe të shohë secili rrugën e vet. Dy javët e para të muajit shmangni nismat e rrezikshme. Në aspektin e ndjenjave, jeni në pozitë të vështirë. Kur pozicionimi i planetëve nuk është i favorshëm, është më mirë që të tregoheni tolerantë dhe të mos vini re shumë gjëra. Rivaliteti në dashuri është i kotë. Nëse marrëdhënia juaj në çift ka pësuar një tronditje të fortë, është e udhës që të përpiqeni ta rimëkëmbni. Raportet që do të lindin gjatë këtij muaji, me gjasë do të jenë të rastësishme. Kini kujdes edhe me tradhtitë, sidomos meshkujt e shenjës së Gaforres, pasi prirja për të qenë të pabesë do të amplifikohet në këtë periudhë. Çiftet që kanë hyrë në rutinën e përditshme nuk duhet të bisedojnë vetëm për paratë dhe të lënë pas dore ndjenjat. Përpiquni të shmangni problemet që i vënë fre hovit emocional dhe kini kujdes me personat e angazhuar gjetiu apo që ndodhen shumë larg. Saturni në pozicion jo të favorshëm do të shkaktojë disa probleme fizike, kryesisht atyre që vuajnë nga sëmundje kronike. Megjithatë, me kurat e duhura, mund të kapërcehen të gjitha shqetësimet. Do të bënit mirë që të shmangnit stresin gjatë fundjavave. Duke qenë se 2019-ta do të jetë një vit deri diku i lodhshëm, është e rastit që të mos e mundoni së tepërmi trupin tuaj.

LUANI: Vijon pozicionimi tejet i favorshëm i Marsit në shenjën tuaj, sidomos në pjesën e parë të muajit. Edhe pse jo aq i frytshëm sa janari, muaji shkurt është një muaj gjithsesi aktiv në aspektin profesional. Ata që merren me tregti pritet të kenë fitime më të mëdha apo zhbllokimin e një transaksioni shitblerjeje që ka mbetur pezull prej kohësh. Gjatë shkurtit do të zgjohet brenda jush dëshira për të qenë sërish protagonistë të jetës suaj. Nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon, do të merrni menjëherë masa. Ditë disi të tensionuara do të jenë ato mes datave 4 dhe 7 shkurt, sidomos në familje, por jo me pasoja të rënda. Nëse doni të nisni ndonjë punë të re, mos u stepni, se rezultatet priten të jenë mjaft interesante. Në dashuri, situatat e tensionuara do t?i kapërceni lehtë. Marrëdhëniet e krijuara dy muajt e fundit janë të rëndësishme. Nëse jeni pjesë e një historie të ndërlikuar apo i druheni ndjenjave, pasi jeni ndarë rishtas, duhet ta lini veten të lirë. Nuk keni pse t?i mohoni vetes ndjesi dhe emocione të reja. Kujdes me marrëdhëniet paralele apo me miqësitë që shndërrohen në diçka tjetër. Në rastet e çifteve të konsoliduara, gara mes njëri-tjetrit, ngacmimet apo mëritë e së shkuarës, duhet t?i hidhni pas shpine dhe të gjeni ekuilibrin në çift. Në këtë aspekt, 10 ditët e para të muajit mund të jetë më të vështira, me debate e mosmarrëveshje. Kujdes edhe më datë 24, kur dashuria mund të marrë një kthesë të papritur. Në aspektin fizik dhe psikologjik, muaji shkurt paraqitet i qetë. Nismat e marra në janar do të vijojnë me sukses dhe shëndeti do të jetë në përmirësim të ndjeshëm, sidomos pas datës 14. Dy të dielat e fundit të muajit mund të jenë disi më të tensionuara.

VIRGJËRESHA: Shkurti është një muaj që duhet t?ia kushtoni punës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, sidomos pas datë 14, kur do të nisë pozicionimi i favorshëm i Marsit. Nëse keni për të zgjidhur ndonjë problem që ka lindur vitin e kaluar, mundësitë do të jenë më të mëdha. Datat 20 dhe 21 do të jenë mjaft të volitshme për të paraqitur kërkesat tuaja. Disa prej jush këto ditë mund të planifikojnë nisjen e ndonjë projekti apo programi të ri, por nuk duhet të nguteni e të merrni vrull. Me pak fjalë, është më mirë të arsyetoni para se të bëni ndonjë zgjedhje. Tekefundit, viti 2019 në përgjithësi do të jetë një vit konfirmimesh, por edhe eksperimentimi. Nëse keni përjetuar së fundmi me ndonjë ndryshim radikal në familje, stresin vazhdon të jetë ende i pranishëm, por duhet të ruani qetësinë. Kujdes me ndonjë rival të vitit të kaluar që këto kohë është përpjekur t?ju bëhet pengesë. Marrëdhëniet sentimentale do të jenë në përmirësim të ndjeshëm në raport me muajin e kaluar. Pra, nëse jeni një histori të bukur dashurie, nuk keni pse të druheni. Nëse po kërkoni dashurinë, edhe pse mes kontradiktash të brendshme, duhet ta lini veten të lirë. Nëse jeni ndarë rishtas dhe mendoni se nuk është e mundur të keni një raport të qetë, duhet të përpiqeni ta kapërceni këtë ndjesi dhe të përballeni me gjendjen aktuale. Nuk është periudha e përshtatshme për të rënë pre e provokimeve apo stresit të momenti. Disa ditë, sidomos ato rreth datës 20 shkurt, mund të jenë me polemika të shumta, si pasojë e shtyrjes së ndonjë projekti të nisur prej kohësh. Është e udhës që të ndryshojnë disa dinamika të jetës në çift. Nëse shikoni se po bëni shumë debate me partnerin, hapni rrugë dhe mos dëmtoni marrëdhënie që mund të jenë shumë të rëndësishme në të ardhmen e afërt. Forma fizike paraqitet disi problematike gjatë shkurtit, kryesisht si pasojë e tensioneve në punë, që mund të sjellin shqetësime psikosomatike. Sa më shumë ta ruani stabilitetin, aq më mirë është. Shmangni çdo rrezik të mundshëm.

via GIPHY

PESHORJA: Muaji nis me pozicionimin e favorshëm të Mërkurit dhe Diellit në shenjën tuaj. Horizontet shfaqen të hapura dhe pa pengesa, por kjo nuk përkon me ndjesinë tuaj të brendshme. Ju duket sikur ndodheni me shpatulla pas murit dhe kjo vjen si pasojë e disa problemeve të kohëve të fundit. Nëse keni nisur ndonjë projekt të ri dhe të mundimshëm vitin e kaluar, ndonjëherë ngurroni dhe mendoni se keni marrë vendimin e gabuar. Megjithatë, me ndihmën e Jupiterit, shkurti do të jetë një muaj më frytdhënës se janari. Duke qenë se 2019-ta do të mbyllet me një lloj refuzimi për çdo gjë që ju duket sipërfaqësore, mbase do të nisni që tani fazën e seleksionimit. Nëse jeni të punësuar diku, mund të parashtroni një kërkesë rreth datës 14. Udhëtimet e punës apo shkollimit, sidomos për të rinjtë, do të jenë mjaft të favorizuara. Nuk do ta keni të lehtë të çlironi zemrën gjatë shkurtit. Nëse jeni shpesh në garë me partnerin për të nxjerrë në pah se cili prej jush është më i zoti, duhet të bëni kujdes se gjakrat mund të nxehen së tepërmi. Nëse jeni në një histori dashurie dhe keni mëdyshje për vijimësinë e saj, do t?i jepni fund tani, ose e shumta deri në fund të muajit. Problematikat e kësaj periudhe, sidomos në aspektin profesional, e bëjnë më të paqëndrueshme gjendjen shpirtërore. Megjithatë, nuk pritet të ndodhë ndonjë ndryshimi madh së afërmi, ndaj përpiquni të shmangni stresin e tepërt dhe sidomos konfliktet. Nëse dikush prej jush do të dashurohet në shkurt, duhet të bëjë kujdes nga zhgënjimet dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se raportet e lindura në këtë periudhë do të jenë ?me kohë të pjesshme?. Në aspektin psikofizik është e pashmangshme që stresi i akumuluar së fundmi të sjellë shqetësime. Kujdes me ushqimin dhe përpiquni të mos gjeni ngushëllim tek e ngrëna. Pjesa e dytë e muajit është më e favorshme për të nisur kura apo terapi. Kini kujdes, mos e mundoni së tepërmi mëlçinë.

AKREPI: Shkurti është një muaj kur disa marrëdhënie profesionale do të marrin formë dhe do të përcaktohen përfundimisht. Nëse jeni pjesë e një grupi pune apo vareni nga një epror i vetëm, situata mund të ndryshojë së shpejti dhe mund të marrin udhë projekte të reja. Nëse keni ndryshuar vend pune vitin e kaluar, duhet të gjeni ende rolin tuaj. Profesionistët e lirë do të kenë mundësi të arsyetojnë dhe të vendosin nëse ia vlen apo jo ta vazhdojnë një aktivitet të caktuar. Nëse prisni të jepni ndonjë pronë me qira apo ta shisni, mund të merrni ndonjë lajm të mirë. Çojini deri në fund projektet profesionale. Nëse zotëroni ndonjë aktivitet që ka të bëjë me krijimtarinë, mund ta zgjeroni atë dhe të shtoni ide të reja brenda gjysmës së parë të vitit. Nëse merreni me tregti, pritet që fitimet të jenë më të majme. Lajmet e mira shtohen më tej pas pozicionimit të favorshëm të Diellit prej datës 18 shkurt. Ndjenjat do të jenë në plan të parë, sidomos pas datës 10. Çiftet në krizë, nëse e kanë përballuar trysninë e madhe të vitit 2018, duhet të ulen e të logjikojnë. Edhe nëse jeni në prag të ndarjes, ka vend për ripërtëritjen e raportit. Nëse jeni pjesë e një historie me tre protagonistë, duhet t?i kthjelloni mirë ndjenjat tuaja. Datat 18 dhe 19 shkurt do të jenë dy ditë disi të ndërlikuara, pasi do të përcillni edhe në punë problematikat e marrëdhënies në çift, sidomos nëse jeni në ndonjë proces gjyqësor me ish-partnerin/en. Gjithsesi, është me rëndësi të dini se shkurti është një muaj që sjell emocione të reja dhe se një pjesë e mirë e vështirësive të së shkuarës do të marrin zgjidhje. Në aspektin psikofizik, mund të keni disa probleme me lëkurën, si pasojë e acarimit apo nervozizmit, po ashtu edhe ndonjë inflamacion që duhet kuruar rreth datave 18 dhe 24 shkurt. Nëse vini re se stresi dhe tensioni po ju vë përfund, përpiquni të bëni pak pushim dhe të qetësoheni dhe të shmangni problemet që e shkaktojnë atë.

SHIGJETARI: Të lindurit në shenjën e Shigjetarit që nuk e gjejnë veten mirë, mund të mbledhin shumë mëri, pasi kjo është një periudhë mjaft e veçantë. Kur gota mbushet deri në grykë, rrezikon të derdhet. Kështu, të gjithë ata që nuk arrijnë t?i shprehin shqetësimet dhe ta nxjerrin zemërimin, rrezikojnë të shpërthejnë në ndonjë krizë të rastit. Megjithatë, nuk duhet të mendoni se ky tensionim është negativ. Mjafton që energjitë e brendshme t?i kanalizoni aty ku duhet. Pozicionimi i planetëve është i shkëlqyer, sidomos në dhjetë ditët e para të muajt. Ka ardhur koha të përjetoni emocione të reja, të nisni bashkëpunime të reja dhe t?i lini vend optimizmit në jetën tuaj. Mund të merrni kënaqësi profesionale nga projektet e nisur gjatë muajve të kaluar. Nëse keni hequr dorë nga diçka, mos e mbani më mendjen aty. Aktet e shitblerjes do të jenë të favorshme. Të gjitha nismat që do të ndërmerrni tani do të hedhin rrënjë në tokë pjellore, falë ndikimit pozitiv të Marsit dhe Jupiterit. Në aspektin e ndjenjave, një histori e fshehtë mund të shndërrohet në një angazhim zyrtar. Nëse një raport nuk shkon si duhet, do të përpiqeni të gjeni një zgjidhje. Nëse keni pasur probleme ligjore apo ndonjë bllokim financiar, duhet të luftoni për të fituar të drejtën tuaj, sidomos në rastet e ish-bashkëshortëve që janë në proces gjyqësor. Në vitet e rëndësishme si 2019-ta, në mënyrë paradoksale, si ndarje dhe martesa sjellin të njëjtin rezultat: një paqe të madhe brenda vetes. Nëse hiqni një barrë të rëndë nga supet apo nëse gjeni partnerin e duhur për të vënë në zbatim projekte jete, optimizmi do të jetë shoqëruesi i rrugëtimit tuaj. Zgjedhjet lehtësohen së tepërmi dhe zgjohet dëshira për të udhëtuar e për të parë vende të reja. Forma psikofizike do të jetë në përmirësim të shkëlqyer. Periudha më e tensionuar dhe më e lodhshme pritet të jetë ajo mes datave 20 dhe 28 shkurt. Nëse keni pasur ndonjë problem shëndetësor në të shkuarën, është mirë të bëni një kontroll. Do të ndiheni më të lirë në shpirt dhe do ta shihni jetën me më pak stres, për pasojë, do të shtohen energjitë pozitive.

BRICJAPI: Shkurti do të jetë një muaj mjaft frytdhënës dhe do të stimulojë krijimtarinë tuaj, sidomos pas hyrjes së Venusit në shenjë, pas datës 3. Jo të gjithë kanë mundësi të investojnë, por ata që kanë rrezikuar dhe kanë marrë ndonjë kredi, tanimë do t?i kenë më të qarta piketat për të ardhmen financiare de do t?i administrojnë më mirë paratë. Një nevojë e tillë do t?u lindë edhe të gjithë atyre që kanë dalë rishtas nga problemet në punë apo që po përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet në familje. Pronat do të jenë objekt debatesh apo konfliktesh. Kalimi i Saturnit në shenjë sjell gjithmonë ngadalësim të procedurave, por në datat 20, 21 ose 25 shkurt mund të merrni lajme të mira. Konsultohuni me një avokat, financier, apo specialist të fushës për të zgjidhur çështje delikate. Dashuria do të sjellë raste të reja dhe mundësi të mira. Çiftet që janë bashkë prej kohësh, por që nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen, shkurti është muaj mjaft i favorshëm. Sigurisht, shumëçka varet nga personi që keni në krah. Ju kërkoni sqarime, konfirmime dhe premtime për të ardhmen. Nëse ka besim reciprok, do të ecni përpara. Në të kundërt, është më mirë të mos e tërhiqni së tepërmi litarin, se mund të këputet, sidomos në dy javët e para të shkurtit. Ndërsa data 24 do të jetë mjaft e favorshme për të bërë një bilanc të marrëdhënies në çift. Ky muaj është pozitiv edhe për njohjet e reja. Edhe pse jeni mosbesues, mos e ktheni kokën mënjanë, nëse dikush ju tërheq vëmendjen. Madje, nëse dikush ju pëlqen, përpiquni të shkoni më tej, se mund të lindë një miqësi e bukur. Është periudhë vendimesh të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që këto ditë të rimëkëmbni formën fizike dhe të gjeni stabilitet. Në dy javët e para të muajit ka diçka që nuk shkon si duhet, e shtuna dhe e diela, përkatësisht më datë 9 dhe 10 shkurt, paraqiten mjaft problematike. Kujdes me reumatizmat, cervikalin apo dhimbjet e shpinës. Pjesa e dytë e muajit është në përmirësim të ndjeshëm, kurat favorizohen prej datës 20.

UJORI: Vijon edhe këtë muaj një valë force që e karakterizon Ujorin si shenjë, sidomos përballë strategjive e mundësive të reja. Sigurisht, me këtë pozicionim të favorshëm planetësh, mund të parashtroni kërkesa me peshë, sidomos pasi të nisë ndikimi pozitiv i Marsit. Disa prej jush mund të ngrihen në detyrë ose të përfitojnë rritje rroge brenda pak kohësh. Tejet interesante paraqiten ditët rreth datës 14 shkurt, kur do të arrini një sukses të rëndësishëm personal. Pjesa e fundit e muajit, sidomos pas datës 23, paraqitet më e lodhshme, me përgjegjësi e kërkesa të shumta. Nëse vitin e kaluar është vënë në diskutim ndonjë kontratë ligjore, tani do të gjeni një zgjidhje dhe pritet një ndryshim radikal që shumë prej jush do ta konstatojnë në gjysmën e dytë të vitit. Kjo nënkupton ndonjë rrugëtim të ri profesional, sidomos nëse keni vite që bëni të njëjtën punë. Fati ose vullneti mund t?ju sjellin shumë më tepër nga sa prisni. Çdo e keqe e ka një të mirë nga pas. Dashuria do të jetë protagoniste në periudhën mes shkurtit dhe marsit. Kështu, i ftoj të gjithë ata që janë vetëm të dalin në takime të reja, të shkojnë në vende të këndshme me shumë njerëz. Edhe pse Venusi do të hyjë në shenjën tuaj prej muajit të ardhshëm, jeta në çift po shkon më mirë që tani. Nëse dëshironi të bëheni me fëmijë, është periudhë mjaft e favorshme. Planetët u vijnë në ndihmë edhe atyre që duan t?i thonë ?lamtumirë? njëri-tjetrit. Në mënyrë paradoksale, në një periudhë mirëqenieje të brendshme si kjo, mund t?i thoni mjaft disa gjërave sipërfaqësore, mund t?i thoni mjaft vuajtjeve dhe marrëdhënieve që nuk vazhdohen dot më. E gjithë kjo nuk do të sjellë dhimbje, por ndjesi çlirimi. Nëse jeni ndarë rishtas, do të nxiteni të provoni emocione të reja dhe të pazakonta. Forma fizika përmirësohet ndjeshëm, si pasojë e hyrjes së Diellit në shenjë. Dy javët e para të muajit do të jenë plot energji pozitive, sidomos data 4 shkurt. Kujdes, mos e lini pas dore shëndetin, gjunjët do të jenë pika juaj e dobët këtë muaj. Ditët e fundit të muajit do të jenë të lodhshme, ndaj përpiquni të mos merrni shumë gjëra përsipër.

PESHQIT: Nëse keni vendosur të shkëputeni e të dilni më vete, duhet të shkëputeni nga grupi ku bëni pjesë, ose të kërkoni më tepër autonomi në gjirin e tij. Nëse nuk keni më dëshirë të merreni me një projekt të caktuar, hiqni dorë në kohë, sepse në maj dhe në qershor do të hapen horizonte të reja. Teksa prisni të vijë kjo periudhë e frytshme, hartoni ndonjë projekt, hidhni ide të reja në letër. Disa persona të cilëve sot u referoheni nuk do të jenë më të pranishëm në gjysmën e dytë të vitit. 2020-ta do të sjellë suksesin e madh! Mos prisni të ndodhë që tani, sepse disa projekte me peshë kërkojnë kohë që të konkretizohen si duhet. Nëse keni në plan të hidhni dikë në gjyq, mund të përballeni me një periudhë të gjatë e të mundimshme, por do të merrni përgjigje pozitive në fund të vitit. Pas datës 10, nis ndikimi pozitiv i Mërkurit dhe më datë 25 shkurt mund të merrni ndonjë lajm pozitiv. Historitë e dashurisë janë më të qëndrueshme në raport me muajin e kaluar. Jo të gjithë, por shumë prej të lindurve në shenjën e Peshqve, nëse nuk ndihen të dashuruar në çift, mendojnë për një tradhti, ose e konkretizojnë atë. Kjo është mënyra e tyre për t?i dhënë një mësim partnerit, edhe pse nuk kanë në plan të ndahen. E shohin si një hakmarrje morale. Kujdes, nëse keni dy histori paralele, nuk do ta keni të lehtë të mbani situatën në kontroll. Keni hasur probleme që muajin e kaluar. Nëse keni dëshirë të jetoni lumturisht përkrah dikujt, nuk do të hasni asnjë pengesë. Me të lindurit në shenjën e Bricjapit, Akrepit dhe Gaforres do të ndërmerrni projekte të reja, ndërsa me të lindurit në shenjën e Demit mund të shkoni edhe më tej. Nëse jeni ndarë, kujdes me konfliktet ligjore, sidomos me ato që kanë nisur prej verës së vitit të kaluar. Disa projekte mund të hasin vonesa. Në aspektin psikofizik, në shkurt duhet të shmangni sforcimet që mund t?ju hapin telashe, si më datë 14, për shembull. Nëse keni në plan të nisni ndonjë kurë estetike apo dietë, datat 6 dhe 7 paraqiten mjaft të volitshme, por ashtu dhe ditët pas datës 25. Vlen të përmendet se ky fillim viti ju ka gjetur të tensionuar për arsye të ndryshme, në punë apo në jetën personale, por duhet të përpiqeni ta mbani situatën në kontroll.

Lajmet e fundit nga