LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesat e studentëve/ Shahini takim me deputetët e PS

3 Shkurt 2019, 16:52, Aktualitet CNA
Kërkesat e studentëve/ Shahini takim me deputetët e PS

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar ditën e sotme një takim me deputetët e Partisë Socialiste ku ka prezantuar tarifat dhe bursat për studentët.

Sipas saj, vendimi për tarifat dhe bursat është marrë në bashkëpunim me studentë dhe pedagogë.

?Tarifat janë në bashkëpunim me studentë dhe pedagogë. Si rezultat,  jemi munduar të kthejmë përgjigje për kërkesat e studenteve dhe jemi munduar të shkojmë në një hap më parë. Ndjehem me fat që kam marrë drejtimin  e ministrisë së Arsimit pas Lindita Nikollës. Ndjehem me fat që e marr drejtimin në një kohë që vëmendja e Qeverisë është te Arsimi i Lartë.

Të përjashtohen nga tarifa studentët nevojë, si dhe t?i përgjysmohet tarifa te studentët në nevojë dhe ata ekselentë në një cikël të dytë studimesh. Universitet janë të mirë informuar për këtë pjesë?,-u shpreh Shahini./CNA.al

Lajmet e fundit nga