Connect with Us

Ish-sigurimsi në KLP/ Gent Ibrahimi thellon skandalin

Aktualitet

Ish-sigurimsi në KLP/ Gent Ibrahimi thellon skandalin

Publikuar

-

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë bën pjesë dhe një ish-bashkëpuëntor i Sigurimit të Shtetit.

Fillimisht ishte PD që publikoi dokumentin zyrtar, më të cilën provon se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, është ish-sigurims.

Më pas një gjë e tillë u konfirmua zyrtarisht edhe nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas të njëjtit institucion Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor që në moshën 18-vjeçare.

Një konfirmim i tillë do të thotë se Sheshi është zgjedhur në kundërshtim me Ligjin, anëtar i KLP-së, i cili ka kusht pakonkueshmërie qenien bashkëpunëtorë.

“Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, thuhet në neni 105 të  Ligjit Nr. 115/2016.

Ky Ligj nuk është respektuar dhe skandali vijon të thellohet më tej, pasi Sheshi është ende pjesë e KLP-së.

Eshtë fakt që nuk ka Ligj për çfarë shkeljesh disiplinore, apo si procedohet një anëtar i KLP.

Nga Gjykata  Kushtetuese janë shfuqizuar dispozitat e Ligjit 115/2016 që rregullonin këtë proces. Konkretisht neni 5 dhe neni 103  janë shfuqizuar tërësisht.

Pyetja shtrohet se kur duhet vendosur përjashtimi nga KLP për Bujar Sheshin dhe kush i ka kompetencat ta bëjë këtë vëprim?

“Këshilli është në pritje të shterimit të procedurave ankimore nga zoti Sheshi dhe vetëm në përfundim të këtyre procedurave do të merret një vendim në lidhje me vendimin që na ka mberritur nga Autoriteti i Informimit të dosjeve”, ka thënë së fundmi kreu i KLP Gent Ibrahimi.

LEXO EDHE:  E zbulon kreu i KLP-së / Më 21 maj betohen dhe 3 prokurorë te Meta, ja sa do paguhen

Por, nëse Bujar Sheshi duhet shkarkuar në moment, apo duhet pritur ose jo afatet e ankimimit, këtë e vendos KLP e mbledhur.  Nuk mund ta vendosë Genti Ibrahimi  i vetëm, siç  po bën aktualisht, duke mos e futur në rend dite shqyrtimin e rastit të bërë public, prej më shumë një jave.

Përse duhet të zvarritet kjo çështje, derisa bie ndesh me ligjin sa i përket mënyrës se si është zgjedhur.

Por, kur s’merr dot masa KLP, fajin e ka politika, ndërsa kur është fjala për t’u mbledhur dhe vendosur sipas Ligjit, këtë gjë e vendos Gent Ibrahimi.

Apo Gent Ibrahimit, i cili është një ndër autorët e paketës së reformës në drejtësi, nuk i shkon për shtat zbatimi i ligjit.

Pasi bashkë me të tjerë ka minuar reformën në drejtësi dhe së fundmi  i ka vënë firmën e dështimit edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Autoriteti i dosjeve ka dalë me vendim, për Bujar Sheshin, si ish-bashkëpunëtor i sigurimit, por Ibrahimi nuk e mbledh KLP –në, që ta shkarkojë, duke e thelluar kështu më tej skandalin./CNA.al

Vettingu, Prokurori Bujar Sheshi

Vettingu, Prokurori Bujar Sheshi

Vettingu, Prokurori Bujar Sheshi

Skandal me reformën në drejtësi/ Ish-kunati i i ministres minon KLP

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Anëtar i bandës së Cërrikut që vranë gardistët në 1997/ Esktradohet nga Greqia Bashkim Buzani

Publikuar

-

Nga

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është  krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.

Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

LEXO EDHE:  Skandali i CEZ/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

LEXO EDHE:  Skandali me makinën 100 milionëshe/ Kur do flasë Sandër Lleshaj për BMW-në luksoze?

 Rrethanat e ngjarjes

Sipas Policisë, në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.

Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër.

Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të strukturuar kriminal prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.

Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.

Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  Skandali me produktet ushqimore/ Pritet "koka" e Pëllumb Aleksit

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  Skandali i CEZ/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro nuk e ndal rënien/ Zbret në nivelin më të ulët nga shtatori 2019

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët nuk po e ndal rënien në tregun vendas, e ndikuar nga efektet sezonale që ushtrojnë presion për nënçmimin e saj gjithnjë në gjysmën e parë të muajit gusht.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.47 lekë, duke rënë me 0.03 lekë në raport me ditën e mëparshme. Që nga fillimi i javës, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 0.2 lekë.

Ky është niveli më i ulët që nga shtatori 2019, kur euro këmbehej me 121.44 lekë. Në verë të 2019-s, euro zbriti nën 121 lekë për herë të parë në 11 vite.

Arsyet e rënies se monedhës së përbashkët krahas efekteve sezonale si rrjedhojë e prurjeve të turistëve dhe emigrantëve, sipas aktorëve të tregut lidhen edhe me flukset e larta të valutës informale që hyjnë në vend. Në kahun tjetër kërkesa për valutë dhe tërheqja e saj nga bizneset mbetet në nivele shumë të ulëta.

LEXO EDHE:  Skandali me produktet ushqimore/ Pritet "koka" e Pëllumb Aleksit

Edhe në bursat ndërkombëtare euro ka qenë e dobët. Ditën e sotme një euro u këmbye me 1.185 dollarë niveli më i ulët në gati dy muaj, si rrjedhojë e pasigurive që qëndrojnë në ekonomi nga një valë e re e infeksioneve.

LEXO EDHE:  Prokurori, mijëra euro nga lojërat e fatit/ KLP denoncohet tek Yuri Kim për mbrojtje të korrupsionit

Edhe në tregun e brendshëm dollari ishte me rritje sot, duke u këmbyer me 102.45 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se një ditë më parë.

Euro është këmbyer mesatarisht me 122.8 lekë, për periudhën janar- 4 gusht, nga 123.7 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 123.5 lekë në janar-gusht 2019./Monitor

LEXO TE PLOTE