LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri humb kontrollin/ Nuk përmbahet ndaj Ramës

3 Shkurt 2019, 15:27, Aktualitet CNA
Ish-ministri humb kontrollin/ Nuk përmbahet ndaj Ramës

Ish-ministri i Ramës, aktualisht kreu i Grupit Pralamentar i LSI-së Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale nuk e ka përmbajtur gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama.

Vasili ka reaguar pas debateve në distancë mes Ramës dhe pres presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin e ?Unazës së Madhe?.

Sipas Vasilit, Ramës po iu prek hajdutlliku kërcen menjëherë sikur e ka pickuar gjarpëri në vend të ligë.

?Kryeministër edhe hajdut edhe budalla edhe frymëmekur!!!

Po ju prek hajdutllëku,s’mban fare kërcen menjëherë ky, sikur e pickon gjarpëri në vend të ligë.

Mysybet në çdo gjë është ky shkollëpaku.

Që ky s’mbush hiç këtë e di dhe vetë,ndaj flet me vete,ndaj i merret edhe fryma.

Në zanat është zero,nga ligjet e nga shteti minus zero dhe si karakter është dy zero,dikur dy zero u vinin ëc-ve te dera.

Ky është bërë vrima vrima, lart edhe poshtë,e çfryn nga të gjithë anët dhe fryma i iku krejt,i mbaroi fare,ju tret e tëra.

Tani as breshkat e tërë dynjasë nuk i bëjnë më derman edhe sikur t’i skuqë,edhe sikur t’i ziejë edhe sikur t’i fusë si supost nga poshtë?,-shkruan Vasili./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga