LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja e pronës publike/ Vasili nuk i ndahet timonit dhe tepsisë

3 Shkurt 2019, 12:54, Aktualitet CNA
Grabitja e pronës publike/ Vasili nuk i ndahet timonit dhe tepsisë

Kreu i  grupit parlamentar të LSI ?së, Petrit Vasili, në një konferencë për media, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Qeverisë dhe kryeminsitrit Edi Rama.

Sipas Vasilit, Rama e donte me çdo kusht tepsinë dhe timonin, në mënyrë që mos të kishte dëshmitarë për vjedhjen e pronave të qytetarëve.

Vasili ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të shefit të OSBE ?së, Bern Bochard, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

?Prirja pozitive u përmbys në 2017.  Bochard flet shumë qartë?, ka thënë Vasili.

Sipas tij vitet e qeverisjes Rama, janë përshkruar nga grabitja e pronës publike.

?Këto vite janë viti i timonit dhe i tepsisë së Edi Ramës që i kërkonte me insistim, me qëllim  që në Qeverinë e tij të mos kishte sy, të mos kishte dëshmitarë në mënyrë që gravbitja  e pronës publike të vazhdonte se me këtë grabitje do të paguheshin kriminelët e votës?, është shprehur ndër të tjera Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga