Connect with Us

Gjuajti me vezë Ramën/ Justifikohet Endri Hasa

Aktualitet

Gjuajti me vezë Ramën/ Justifikohet Endri Hasa

Publikuar

-

Momenti kur Edi Rama goditet me veze ne parlament nga Endri Hasa

Deputeti i Partisë Dem9okratike, Endri Hasa ka thënë sot se vendi ynë ndodhet në një situatë shumë të keqe.

Nga studio e “Politika online” në “Gazeta Shqiptare”, Hasa ka thënë se goditja me vezë ishte një porosi që ai e kishte nga studentët.

“Goditja me vezë ishte porosi e atyre studentëve q protestonin në të ftohtë në shi, ishte një shprehje e asaj që ata do donin, por që nuk kishin mundësi. Ishte një gjest simbolik, reagimi i tij hakërrimi nuk ishin simbolik.”-u shpreh ai.

Deputeti i PD-së theksoi se me atë veprim ai arriti të përfaqësonte studentët dhe shtoi se nëse do të duhej ta bënte sërish s’do e mendonte dy herë.

“Me atë gjest unë arrita që studentët të ndiheshim pak mirë, nëse do të duhej ta bëja prapë do  ta bëja. Ai nuk ishte një gjest ndaj Endri Hasës për Edi Ramën, por në atë moment unë përfaqësoja ata studentë. Dhe nëse do më duhet t’i përfaqësojë do ta bëjë sërish me çdo gjë tjetër, derisa lejojnë limitetet.

LEXO EDHE:  Meta e thotë hapur/ “Për Ramën kam lënë vajzën në rrugë”

Kryeministri vazhdoi me arrogancën e tij, të cilën ai e bën në çdo moment. Arroganca dhe vulgariteti i tij nuk janë asgjë e re për ne. Sulmonin me vezë për studentët mund ta bëja edhe 1mijë herë të tjera.”-tha Hasa.

I pyetur për mënyrën se si i futi vezët në Kuvend, demokrati theksoi se nuk ishte e vështirë, pasi sipas tij vetëm metalet mund të kapen nga sensorët.

“Nuk ka problem për të futur sende jometalike, nuk ka asnjë problem këtu, sigurisht sot më shohin me sy tjetër ata të gardës nëse i kam xhepat e fryrë apo të pafryrë.”-deklaroi ndër të tjera deputeti Endri Hasa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Publikuar

-

Nga

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Kreu i programit bërthamor civil të Iranit e ka quajtur avarinë e rrjetit elektrik në objektin bërthamor Natanz, “terrorizëm bërthamor”. Ali Akbar Salehi i bëri komentet përmes një raporti të publikuar në internet nga televizioni shtetëror iranian mbrëmjen e së dielës. Ai nuk përmendi se kë dyshon Irani për sabotim, por komentet e tij përshkallëzojnë tensionet aktuale në Lindjen e Mesme.

Ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin, dyshimet ranë mbi Izraelin, ku media atje menjëherë raportoi se një sulm kibernetik shkatërrues i orkestruar nga ai vend kishte shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në mbrëmje u shfaq me shefat e tij të sigurisë, dhe drejtuesin e agjencisë së zbulimit Mosad, Yossi Cohen në prag të festës së pavarësisë së vendit.

“Nuk është e lehtë të shpjegosh atë që kemi arritur”, tha zoti Netanyahu për historinë e vendit të tij, duke shtuar se Izraeli ishte transformuar nga një vend i dobët në një “fuqi botërore”.

Nëse problemet në centralin bërthamor iranian janë shkaktuar nga Izraeli, kjo do të thellonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, që tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zoti Netanyahu, i cili u takua të dielën me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, është zotuar të bëjë gjithçka që ai ka në dorë për të ndaluar marrëveshjen bërthamore.

Shumë media izraelite ofruan të njëjtin vlerësim, se një sulm kibernetik ndërpreu energjinë elektrike në objektin bërthamor Natanz dhe dëmtoi strukturën ku gjenden centrifugat e rëndësishme për pasurimin e uraniumit. Njoftimet e shtypit nuk bënin të ditur burimin e të dhënave për vlerësimin në fjalë, ndonëse media izraelite mban një lidhje të ngushtë me agjencitë ushtarake dhe të zbulimit në vend.

Zhvillimet në objektin bërthamor iranian vijnë ndërsa Teherani dhe fuqitë botërore vazhdojë të negociojnë lidhur me programin bërthamor iranian prej të cilit u tërhoqën Shtetet e Bashkuara gjatë drejtimit të vendit nga Presidenti Donald Trump.

LEXO EDHE:  Rama mesazh me foto për Bashën/ Faleminderit!

LEXO EDHE:  LSI jep alarmin/Shqipëria po fundoset, bosit të drogës i kapen 2.3 tonë drogë

Pavarësisht akuzave të ngritura për sabotim në kompleksin bërthamor iranian Natanz nga Ali Akbar Salehi, i cili drejton Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, ai nuk fajësoi drejtpërdrejt dikë për incidentin.

Nëse pas avarisë në rrjetin elektrik fishihet Izraeli, kjo do të përshkallëzonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, të cilat tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar përgjatë Lindjes së Mesme.

“Për të penguar qëllimet e kësaj lëvizjeje terroriste, Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të përmirësojë me seriozitet të lartë teknologjinë bërthamore nga një anë dhe të heqë sanksionet shtypëse nga ana tjetër. Ndërsa dënon këtë veprim të dëshpëruar, Republika Islamike e Iranit thekson nevojën për një konfrontim nga organet ndërkombëtare dhe (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore) kundër këtij terrorizmi bërthamor” IAEA, citohet të ketë thënë Salehi sipas televizionit shtetëror iranian.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore (IAEA) që monitoron programin bërthamor iranian, tha më herët se ishte në dijeni të njoftimeve mediatike mbi incidentin në Natanz dhe se kishte biseduar me zyrtarët iranianë lidhur me situatën, por pa dhënë hollësi.

Zhvillimet e së dielës i ndërlikojnë përpjekjet amerikane, partneri kryesor izraelit për sigurinë, për të realizuar përsëri një marrëveshje bërthamore që synon të kufizojë programin e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  PD i kundërpërgjigjet Ramës/ “Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë”

LEXO EDHE:  Batonorgjia e dhimbshme e Kryeministrit të vendit tim!

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën të dielën për përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj kërcënimit të koronavirusit më shumë se një vit më parë, duke thënë se rezultoi në “gjendje shumë më të rëndë” në të gjithë botën sesanga sa mund të kishte qenë.

“Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë, në kohë reale të shkëmbente informacion, në kohe reale të ishte me të vërtetë transparente “, tha Antony Blinken në emisionin”Meet the Press” të televizionit NBC.

Kina nuk komentoi menjëherë për komentet e zotit Blinken.

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte qenë gjithashtu kritik ndaj reagimit të Kinës, duke përdorur shpesh terma si “gripi kinez” ose “gripi Kung” për të përshkruar infeksionin.

Zoti Blinken tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milion njerëz, “tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera. Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të vendosim një sistem më të fortë global shëndetësor për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë, t’i dalim përpara “.

Ai tha se bota duhet të ndërmarrë “një angazhim të vërtetë për transparencë, për shkëmbimin e informacionit, për qasje të ekspertëve. Kjo do të thotë forcim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe reformim i saj në mënyrë që të mund ta bëjë një gjë të tillë. Dhe Kina duhet të luajë rol në këtë drejtim”.

Zoti Blinken tha se duhet të bëhet një hetim i mëtejshëm mbi origjinën e virusit në Wuhan të Kinës “në mënyrë që të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që të shanset më të mira të mundshme për të mos lejuar që të ndodhë përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet të hetojmë deri në fund. ”

OBSH-ja tha në mars se virusi ndoshta e ka origjinën tek lakuriqët e natës dhe se është “jashtëzakonisht e vështirë” që infeksioni të ketë rrjedhur nga një laborator.

LEXO EDHE:  PD i kundërpërgjigjet Ramës/ “Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë”

LEXO EDHE:  Imoraliteti i politikës shqiptare në një foto

Shtetet e Bashkuara tani po vaksinojnë miliona Amerikanë kundër virusit çdo javë, shumë më tepër se në shumë vende të tjera dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se brenda një jave të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen, pavarësisht nga mosha e tyre, do të mund të regjistrohen.

Zoto Blinken tha se përgjegjësia parësore e qeverisë amerikane për vaksinime është në Shtetet e Bashkuara.

Por shtoi ai, “Unë mendoj se kemi një përgjegjësi të konsiderueshme për të ndihmuar që e gjithë bota të vaksinohet dhe do të jemi udhëheqës botëror në këtë drejtim.”

“Dhe ja pse: nëse shumica dërrmuese e njerëzve në botë nuk vaksinohen, do të vazhdojë të jetë problem për ne,” tha Blinken. “Sepse për sa kohë që virusi përhapet diku, ai mund të jetë duke u transformuar në një variant tjetër, dhe mund të kthehet për të na goditur.”

Diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara, përveç ribashkimit me OBSH-në nga e cila u tërhoq Trump, synojnë t’i bëjnë vaksinat “më të disponueshme, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne kemi realizuar një marrëveshje shumë të rëndësishme me Indinë,Japoninë dhe Australinë, të ashtuquajturat, për të rritur prodhimin e vaksinave në të gjithë botën. ”

“Dhe u kemi dhënë sasi fqinjëve tanë më të afërt, Meksikës dhe Kanadasë,” tha ai. “Ndërsa po vaksinojmë gjithnjë e më shumë amerikanë, ne po shohim se çfarë mund të bëjmë, në të gjithë botën.”/voa

LEXO TE PLOTE