Connect with Us

Bën mrekulli, ja përse duhet të hani çdo ditë banane me lëkurë të errët

Aktualitet

Bën mrekulli, ja përse duhet të hani çdo ditë banane me lëkurë të errët

Publikuar

-

Bananja është cilësuar si një prej frutave më të dobishëm për trupin tonë. Ajo ka veti të larta ushqimore dhe nëse konsumoni dy banane në ditë do të keni shumë energji.

Por do të ishte mirë të konsumonit banane, të cilat e kanë lëkurën me njolla të errëta.

E themi këtë, pasi bananet me lëkurë të errët lehtësojnë djegiet në stomak duke ju bërë që të ndiheni më mirë.

Gjithashtu ato ndihmojnë edhe në reduktimin e presionit të gjakut, duke na mbrojtur kështu nga infarkti apo goditjet e zemrës, për shkak se janë të pasura me potas.

LEXO EDHE:  Mariah Carey, një nënë e mrekullueshme

Shtojmë këtu se këto banane në sajë të vitaminave dhe mineraleve që përmbajnë, parandalojnë ngërçet muskulore.

Por ndihmojnë edhe në luftën kundër anemisë, pasi favorizojnë prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatura e kripur e koncesioneve/ Ekspertët japin alarmin, si do të ndikojnë në ekonomi dhe taksa

Publikuar

-

Nga

Ndërsa vitin e kaluar u paguan nga 13,7 miliardë lekë ose 137 milionë dollarë nga buxheti për koncensionet e tipit PPP, risqet e paralajmëruara më herët nga institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN e Banka Botërore për këto kontrata, pritet të materializohen në ekonomi këtë vit.

Kjo për shkak të ndikimit të pandemisë që ka ulur ndjeshëm të ardhurat në buxhet dhe që, sipas të dhënave zyrtare, deri në gusht mungonin 280 milionë euro.

Ekspertët shpjegojnë se qeveria është e detyruar të sigurojë nga buxheti pagesat e PPP-ve, pavarësisht vështirësive ku ndodhet. Në këto kushte, i pamundur është edhe anulimi i kontratave, për shkak të rrezikut të arbitrazhit.



Sipas rregullit ligjor, pagesat e PPP nuk duhet të kalojnë 5% të të ardhurave tatimore. Vitin e kaluar kjo peshë ishte 3,27%. Por këtë vit, ngarkesa pritet të ndihet më shumë, për shkak se po mblidhen më pak të ardhura nga ndikimi i pandemisë së COVID-19./ A2 CNN

LEXO EDHE:  Duken si photoshop por janë reale/ 14 fotot që tregojnë mrekullitë e natyrës

LEXO EDHE:  Duken si photoshop por janë reale/ 14 fotot që tregojnë mrekullitë e natyrës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mjekët të zhgënjyer nga Rama/ I kemi bërë peticion qeverisë, por nuk na kanë pritur

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një grup prej katër mjekësh u paraqtën në kryeministri për të zhvilluar një takim me kryeministrin.

Mjekët mbetën të zhgënyer pasi në takim nuk është paraqitur as Rama dhe as Ministrja e Shëndetësisë Manastriliu, por vetëm disa këshilltarë.

Sindikata e Mjekëve thotë se Rama i ka mashtruar, ndryshe nga sa u kishte thënë një ditë më parë.

Nga ana tjetër sot u zhvillua një protestë e mjekëve në QSUT, pavarësisht se policia u refuzoi lejen.

“As kryeministri dhe as ministrja nuk kanë pranuar të takohen, por kanë lënë një përfaqësi këshilltarësh për takim. Ky është një mashtrim që i kanë bërë sindikatës,” tha një përfaqësues.



“Sot mjekësia është në pikën më të keqe prej 30 vjetësh, pa kushte dhe pa masa mbrojtëse. Në këtë situatë të vështirë ndodhet si sherbimi parësor ashtu edhe ai spitalor.

LEXO EDHE:  Shpellat, mrekullitë e Italisë

LEXO EDHE:  (Video)Ndodhi mrekullia! Renato Mekolli qesh me lot për të parën herë në “Hell’s Kitchen”

I kemi bërë peticion qeverisë, por ata nuk na kanë pritur.

I bëj thirrje qeverisë që të vijë në shërbim të jetës së qyteterëve dhe shumë mjekë duhet të shpallen heronj” tha njeri nga mjekët e pranishem në protestë.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Takmi me Ramën nuk ndal protestën/ Mjekët mblidhen para QSUT

Publikuar

-

Nga

Takmi me Ramën nuk ndal protestën/ Mjekët mblidhen para QSUT

Edhe pse policia nuk u dha leje, mjekët e QSUT kanë filluar protestën. Në një kohë që 4 përfaqësues nga bluzat e bardha janë në takim me kryeministrin Edi Rama, kjo nuk e ka ndalur protestën e mjekëve në QSUT.

Dy prej mjekëve që janë në takim në kryeministri janë Gent Stroni dhe Arjan Mezini. Ndërkohë, bëhet e ditur se e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti.

Ata kërkojnë që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor dhe tu sigurohen të gjitha kushtet në punë.

LEXO EDHE:  Si ia bëjnë yjet që duken një mrekulli në tapetin e kuq?

LEXO EDHE:  Një mama e mrekullueshme si Duff

Kërkesat e mjekëve



Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE