Connect with Us

Basha ripërsërit premtimin për uljen e taksave

Aktualitet

Basha ripërsërit premtimin për uljen e taksave

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar edhe ditën e sotme qytetarët e Fierit.

Gajtë këtij takimi Basha premtoi se ai do të ngrejë një qeveri, e cila planifikon rritjen e pagave dhe kushte dinjitoze të punës.

“Një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune, vende pune me paga dinjitoze, me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i PD, ky është prioriteti i grupit tonë parlamentar, ky është prioriteti ynë. Kjo është plotësisht mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe i fryn burive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës”-u shpreh ai

Ai shtoi se Rama nuk ka asnjë shans t’ju djegë vitin  akademik studentëve dhe kërkoi zgjim kombëtar për të larguar atë nga pushteti.

LEXO EDHE:  Fakti/Ja si e do qeveria PD-në

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’ju djegë vitin akademik studentëve, ai do njihet i plotë bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar që ka dhe do të ketë vetëm një përfundim, çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi”-deklaroi ndër të tjera Lulzim Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Humb jetën shoferi

Publikuar

-

Nga

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Orikumit.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, H.K., 65 vjeç.



Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjn e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I morën grekut 1.3 mln euro/ 3 fierakëve u konfiskohen apartamentet dhe makina

Publikuar

-

Nga

I morën grekut 1.3 mln euro/ 3 fierakëve u konfiskohen apartamentet dhe makina

Policia e Fierit ka konfiskuar katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro. Sipas hetimeve, tre pronaret e apartamenteve akuzohen se e kane vënë kete pasuri nga veprimtaria kriminale, pasi kane rrembyer nje biznesmen grek dhe e kane kanosur per dhenie te pasurise. Kjo pasuri i përkiste Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj, Mariglen Hamataj, të cilët në vitin 2011 kanë marrë peng një biznesmen grek, për t’i grabitur më pas 1.3 milionë euro.

“Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 300 000 euro”, njofton policia.

Njoftimi

Konfiskohen katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

LEXO EDHE:  Gazetari tregon pse marrëveshja Rama-Basha vijon

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Basha në çadrën e luftës

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.



– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetari ‘ia plas’ në fytyrë Bashës/ Je me shumë vonesë, duhet të jesh më afër me popullin!

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit në Manëz.

Gjatë takimeve me këto familje, Basha është kritikuar “live” nga një banor i zonës. Ai i thotë Bashës se ka dalë me shumë vonesë afër popullit dhe se qëndon larg me ta.



Mirëpo, as kreu demokrat nuk e ka kundërshtuar, por e ka pohuar këtë fakt, duke i dhënë të drejtë qytetarit ndërsa shton se do të jetë me to për çdo problem. Basha ndodhej në familjen Parruku, në fshatin Kameras, e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar plotësisht nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Gazetari tregon pse marrëveshja Rama-Basha vijon

LEXO EDHE:  Ministri holandez “shuplakë” opozitës/ Parlamenti është baza e demokracisë

Biseda:
Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë…
Basha: Të lutem…
Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më parë në popull…
Basha: Kam qenë…
Qytetari: Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty….
Basha: E pranoj…

LEXO TE PLOTE