LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apelon zyrtari i lartë i BE-së/ Lufta ndaj krimit, prioritet për negociatat

3 Shkurt 2019, 10:08, Aktualitet CNA
Apelon zyrtari i lartë i BE-së/ Lufta ndaj krimit, prioritet për

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar ndaj operacionit të policisë ?Rruga e Gabuar?, ku u bë e mundur arrestimi i 32 personave dhe shpallja në kërkim i katër personave të tjerë.

Këta persona u arrestuan pasi bënin të mundur trafikimin e emigrantëve ilegalë në vendet e BE-së, SHBA dhe Kanada.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca shkruan se ky operacion është një sukses i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.

Ai thekson se lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet për anëtarësimin në BE.

?Operacion i rëndësishëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtar kundër personave që janë duke u përfshirë në trafikimin drejt shteteve anëtare të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Tani duhet të ndjekin prokuroritë/dënimet. Lufta kundër krimeve të organizuara është prioritet Bashkimin Europian.?-shprehet Luigi Soreca./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga