LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti në vijim

2 Shkurt 2019, 07:13, Aktualitet CNA
Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti në vijim

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë në të gjithë vendin.

Për pasojë do të gjenerohen reshje shiu e dëbore më të dukshme në Veri dhe Veriperëndim.

Pasditja dhe nata sjellë përmirësim të motit ku do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish duke u luhatur nga 0 °C në zonat malore deri në 16 °C mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë.

Era do fryjë mesatare në Veri dhe deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Lajmet e fundit nga