Connect with Us

Shenjat e vogla të kancerit që të gjithë i injorojmë

Aktualitet

Shenjat e vogla të kancerit që të gjithë i injorojmë

Publikuar

-

kancer shenja

Plagë që nuk shërohen

Kontrollo trupin, nëse ke plagë të vogla që nuk shërohen prej më shumë se dy javësh duhet të shkosh tek mjeku për të   gjetur diagnozën  në mënyrë që të kurohesh.

Gjakderdhje

Nëse keni kollë dhe sekrecionet janë me gjak atherë kjo mund të jetë një shenjë e kancerit në mushkëri. Nga ana tjetëe nëse ka gjak në jashtëqitjen tuaj, kjo është një shenjë e kancerit në zorrën e trashe, ose në anus.

LEXO EDHE:  Shenjat më të pafata/ Kanë koleksion zhgënjimesh në dashuri

Humbje peshe e pashpjegueshme

Nëse humbni më shumë se pesë kilogram pa ndjekur ndonjë dietë të rreptë, keni të drejtë të shqetësoheni dhe të shkoni tek mjeku.

Ndryshime në lëkurë

Nëse shihni shenja që shfaqen papritur në lëkurë, apo nishane që bëhen plagë.Mund të jeni duke vuajtur nga kanceri i lëkurës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Vendim absurd që nuk e beson asnjë fëmijë”/ Gjokutaj: PD nuk vjen në pushtet duke goditur Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD është ‘jo moral’ dhe ‘jo procedurial’.

Gjokutaj është shprehur se në shkarkimin e Berishës është shkelur me të dyja këmbët edhe statuti i partisë, e cila nuk mund të vijë në pushtet duke goditur kreatorin dhe frymëzuesin e betejave në këto 30 vite.

“Në shkarkimin e Berishës është shkelur me të dyja këmbët të gjitha edhe statuti i partisë. Duke iu referuar edhe drejtësisë, pasi është një vendim, ky është një vendim politik, që bazohet me ligjin, që buron nga një normë që vendos rregullat në parti, kurrë ky vendim duke shmangur statutin dhe procedurën nuk mund të jetë i drejtë”, ka deklaruar ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Problemet e  shëndetit mendor/ Ja nga se rrezikohen të rinjtë

LEXO EDHE:  Arsyet se pse në pranverë jemi të përgjumur



Ai ka shtuar më tej se ndodhemi në situatë të vështirë, pasi kemi një qeveri për të larguar, kemi edhe një opozitë për t’u pastruar.

“Problemi është se ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, pasi kemi një qeveri për të larguar, kemi edhe një opozitë për t’u pastruar. Nuk mundet PD të vijë në pushtet duke shmangur aleatët, duke goditur kreatorin dhe frymëzuesin e betejave në këto 30 vite që ka bërë PD. Askush nuk mund të thotë se goditja e Berishës do ta bëjë partinë Demokratike më të fortë dhe e çon në fitore. Ky është një absurd që nuk e beson asnjë fëmijë jo më njerëzit që merren me politikë”, thotë ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk kemi pse mbajmë peshën e korrupsionit të Bashës”/ Kulluri akuza Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha se ka promovuar njerëz të përfshirë në korrupsion për të hequr kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Në emisionin “Quo Vadis” , Kulluri tha se Basha e ka drejtuar PD në mënyrë klienteliste dhe se e ka shkatërruar këtë parti.



Kulluri shtoi se, zgjedhja e Lulzim Bashës në 2013, është bërë në kundrështim me statutin.

Nuk kemi pse e mbajmë ne peshën e korrupsioni të Bashës e të tjerëve, prandaj kam dalë për principe. Unë kam parë fytyra që kanë qenë realisht me probleme korrupsioni në podiumet e Bashës për të hequr rilindjen nga pushteti për të ardhur vetë, më ka ardhur për të vjellë. Ai e bëri keq këtë punë, që nga vit 2013, e ka bërë në mënyrë klienteliste drejtimin e partisë. E ka shkatërruar këtë parti ai njeri.  Zgjedhja e Lulzim Bashës në 2013 është bërë në kundërshtim me statutin. Sali Berisha e shkeli statutin në 2013, kryetari i partisë zgjidhet me delegatë. Unë i parë jam fajtor që nuk fola”, ka thënë Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lali Eri mbështet Lulin/ Mirë ia bëri Saliut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ashtu siç pritej, ka dhënë mbështetjen e tij për vendimin e Lulzim Bashës, për përjashtimin e ish liderit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD.

Ndonëse vetë është një nga mjeshtrat e lajmeve të fabrikuara nga zyra e shtypit dhe që më pas shpërndahen nga mediat, ai ka akuzuar Berishën se ndërtoi një kulturë të shpifjes dhe të lajmeve të rreme, duke i bërë gropën vetes.



 “Unë kam thënë më parë, që ai njeri do e mbyllë me turp. Po jetove duke shpifur dhe sajuar duke iu hapur gropën njerëzve, atehër do biesh vetë brenda. Në politikë, biologjia bën të vetën. Nuk besoj se dhe ata ithtarë të Saliut që thonë se ai është e ardhmja. Ai vetëm e ardhmja nuk është. Ai nuk ka as kohë të rehabilitohet. Kur vjen puna të kundërshtarët, them kokën hëngshin. Vetë e gatuan këtë kulturë, të shpifjes dhe lajmit të rremë. Janë po ata që filluan tek lodrat dhe më pas vazhduan te Astiri. Ata morën 3 vite të jetës sonë në Astir.

Kush jeton nga shpata do vdesë nga shpata. Me fundin e Saliut është fillimi i fundit të kësaj politike. Mësimi për të tjerët është që jeto një jetë dinjitoze. Unë besoj që kultura toksike dhe vandale, Tirana digjej për sport nga protestat. Kthehej në një fushë beteje. Shpresoj që Shqipëria do jetë më e mirë me largimin e Berishës dhe Berishizmit. Me grisjen e letrave në Kuvend nga Basha, mendova që nuk ka ikur ende berishizmi” tha Veliaj në ‘Real story’./CNA.al

LEXO TE PLOTE